Month: <span>October 2022</span>

Sot inspektuam nga afër fillimin e punimeve për realizimin e projektit i cili konsiston në përmirësimin e ujit të pijshëm në Kosovrastin e poshtëm

Sot inspektuam nga afër fillimin e punimeve për realizimin e projektit i cili konsiston në përmirësimin e ujit të pijshëm në Kosovrastin e poshtëm.
Ne kemi vendosur që në planifimet tona të kemi si prioritet zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm në komunën tonë. Me një punë kolosale dhe të guximshme kemi aritur që brenda një kohe të shkurtër në këtë mandat të shërojmë një plagë të kahmotshme cila vështirësonte dukshëm jetën e qytetarëve tanë.

Ambasada e Japonisë në RMV disa herë ka bërë donacione në forma të ndryshme për institucionet në komunën e Dibrës

Ambasada e Japonisë në RMV disa herë ka bërë donacione në forma të ndryshme për institucionet në komunën e Dibrës.
Sëfundmi, një donacion nga programi ambasadës Japoneze GGP, është një printer digjital në vlerë prej afër €35000, i cili është montuar dhe shërben për nevojat e kabinetit të radilogjisë në spitalin e përgjithshëm Dibër. Shkëlqesia e tij z. Hironori Savada, ambasador i Japonisë në RMV, sot vizitoi komunën tonë dhe u prit në kabinetin e kryetarit me shumë respekt ku në këtë takim ishte prezent edhe drejtoresha e Spitalit të përgjithshëm znj Sevdie Koxha.
Qëllimi i vizitës ishte promovimi i donacionit në fjalë dhe vazhdimi i bashkëpunimit të mëtutjeshëm për të ndihmuar komunën tonë.
Në këtë takim u shpreh faleminderim i veçantë nga ana jonë ndaj ambasadës së Japonisë-popullit Japonez, për ndihmën që u ofron qytetarëve të komunës sonë pasiqë paisja në fjalë ka ndikuar shumë në lehtësimin e procesit të dijagnostifikimit të sëmundjeve në përgjithësi e sidomos Covid 19 në veçanti. Ambasadori Japonez z. Savada, tregoi gadishmëri bashkëpunimi dhe premtoi se në të ardhmen do të ketë edhe donacione të tjera për nevojat e qytetarëve të Dibrës. Gjithashtu ambasadori mbeti shumë i kënaqur dhe u faleminderuar për mikpritjen dhe u largua me shpresë se do të takohemi përsëri në promovimin e një donacioni tjetër të radhës.

Sot në qytetin tonë bashkë me përfaqësues to organizatës SOS Fshati për fëmij

Sot në qytetin tonë bashkë me përfaqësues to organizatës SOS Fshati për fëmij Shkup u bë promovimi i Kampanjës ,, ЈEPNI NJË DORË DHE NDRYSHONI NJË JETË, BËHUNI NJË KUJDESTAR! me ç’rast u thirën qytetarët që të hapin zemrën dhe të vendosen në rolin e një familje kujdestare për fëmijët dhe të rinjtë të cilët për disa arsye kanë mbatur pa përkujdesje prindërore. Të gjith familjet që do të angazhohen në përkujdesjen e kësaj kategorie sociale, do të marin mbështetje financiare dhe përkrahje të tjera. Kryetari i komunës Dibër Hekuran Duka dhe kryetari i komunës Q. Zhupë Arijan Ibrahim, iu bashkangjitën me shumë respekt kësaj iniciative humane dhe të shenjtë, për të ndihmuar në mbarvajtjen e këtij procesi.

Futsal Club “Korabi”

Futsal Club “Korabi”, u formua si ekipë sportive para disa muajsh në qytetin tonë.

Sot kisha nderin të jem i ftuar nga ky ekip për të bërë edhe hapjen e ndeshjes që u zhvillua kundër “Shkëndies” nga Tetova.
Lojë shumë interesante, tifozeri e pa parë për Korabin, salla e qytetit buçiste nga entuzjazmi.

Me mbështetjen e të gjith klubeve sportive, ne si komunë bashkë me të rinjtë dhe udhëheqësitë e klubeve kemi aritur ngjalljen e jetës sportive në qytet. Shpresojmë se ky bashkëpunim do të vazhdojë pa ndërpre për hir të rinisë së mrekullueshme dibrane.
9:9

FTESË

F t e s ë Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës Dibër se më datë 25.10.2022 në ora 11.00 në qendrën e qytetit-sheshi Skënderbeu nga Komuna Dibër, do të organizohet fushatë me përfaqësues të fshatit për fëmijë, SOS nga Shkupi dhe Kryetarin e Komunës, Dr. Hekuran Duka me moton ,,ZGJATE DORËN DHE NDRYSHOJE JETËN TËNDE-BËHU KUJDESTAR!,,

Takim me përfaqësues të SOS, Fshati për fëmijë, Shkup


Kryetari i Komunës, Hekuran Duka dje kishte takim me përfaqësues nga SOS, Fshati për fëmij Shkup ku u diskutua rreth përgatitjeve për Kampanjën ,, ЈEPNI NJË DORË DHE NDRYSHONI NJË JETË, BËHUNI NJË KUJDESTAR!
Në këtë takim u fol për takimet e ardhëshme të përbashkëta, ku do të organizohet thirrje për qytetarët që të regjistrojnë familjet kujdestare në Komunën e Dibrës duke prezantuar përfitimet dhe mbështetjen financiare për prindërit kujdestarë që kanë nga shteti.

LAJMËRIM

Lajmërohen të gjithë qytetarët dibranë se më datë 13.10.2022 (e Enjte) ora 19:00 në Qendrën për Kulturë në Dibër do të mbahet Festivali Folklorik tradicional ,,Oda Dibrane,,.

Marrin pjesë grupe folklorike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi
Ju mirëpresim!