AKTVENDIM – Miratohet PLAN PROGRAMIT PËR PËRGATITJEN E PLANIT URBANISTIK PËR FSHATIN XHEPISHTË- K.DIBËR

Në pajtim me nenin 44 paragrafi (7)  nga Ligji për planifikim urbanistik (Gaz. Zyrtare e  Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 32/2020)  dhe me propozim te Komisionit për urbanizem ( 10-1062/3 dt. 21.09.2022) Kryarari i komunës Dibër  sjell këtë:

AKTVENDIM

    Miratohet PLAN PROGRAMIT PËR PËRGATITJEN E  PLANIT URBANISTIK PËR FSHATIN XHEPISHTË- K.DIBËR,  me sipërfaqe prej 31.79 ha , vija kufitare e përfshirjes të planit paraqet vijë poligonale të mbyllur e cila i lidh pikat e përthyera, dhe për secilën pikë janë dhënë parametrat në mënyrë tabelare në Elaboratin gjeodezik nr. 08-121/3-2021 nga dt. 09.12.2020 e punuar nga „GEO GEONOVA “- Tetovë dhe Aneks i Elaboratit gjeodezik me nr. 08-121/3-2-2020 të dt.03.03.2022.

   Plan  programi  ështe  punuar  nga  IVANOV INXHINJERIG – Manastir me nr. tek.  0801-03-04/22, dt. Shtator   2022.

  Procedurë  e inicuar nga Shoqëria për prodhim, tregti dhe shërbime – IVANOV INXHINJERING SHPKNJP – Manastir, nëpërmjet sistemit e-urbanizëm  me nr.45572.

Arsyetim

Në pajtim   me  Programin   për ndryshim dhe  plotësim të  Programit  për  përpunimin   e planeve   dhe dokumentacioneve   urbanistike në territorin  e  Komunës  Dibër  për   vitin   2022     (nr. 08-1263/7 dt 20.12.2021),  është nisur procedura  për   përgatitjen  dhe miratimin  e   PLAN PROGRAMIT PËR PËRGATITJEN E  PLANIT URBANISTIK PËR FSHATIN XHEPISHTË, KOMUNA DIBËR, procedurë e ngritur nga  Shoqëria për prodhim, tregti dhe shërbime – IVANOV INXHINJERING SHPKNJP – Manastir, me nr. 10-1062/1 nga dt. 05.09.2022.

 Me kërkesën për nisjen e procedurës është bashkangjitur dokumetacioni si vijon:

   PLAN PROGRAMI PËR PËRGATITJEN E  PLANIT URBANISTIK PËR FSHATIN XHEPISHTË, KOMUNA DIBËR, nr.tek. 0801-03-04/22 nga dt. Shtator 2022 e regjistruar në Komunën  Dibër 10-1062/1 nga dt. 05.09.2022.

– Elaborat gjeodezik për baza te azhurnuara gjeodezike nr. 08-121/3-2021 dt. 09.12.2020 e punuar nga  „GEO GEONOVA “ – Tetovë dhe Aneks i Elaboratit gjeodezik me nr. 08-121/3-2-2020 të dt.03.03.2022..

– Program  për ndryshim dhe plotësim të Programit për përpunimin e planeve  dhe dokumentacioneve  urbanistike në territorin e Komunës Dibër për  vitin   2022 (08-1263/7 nga dt. 20.12.2021).

–  Vendim për   formimin  e  Komisionit    për  urbanizëm  nga  Krytari  i  Komunës Dibër    nr.    10- 1020/1   të   dt.  27.11.2020.

-Vendim për Kushtet për planifikim hapësinor Arh.nr.PA1-15 1223/2022 të dt. 30.06.2022, për Kushtet për planifikim hapësinor për përpunimin e Planit urbanistik për fshatin Xhepishtë, Komuna Dibër, të punuara nga Agjencioni për planifikim hapësinor me tek.nr. Y14221.

–  Propozim për miratimin e PLAN PROGRAMIT PËR PËRGATITJEN E  PLANIT URBANISTIK PËR FSHATIN XHEPISHTË, KOMUNA DIBËR, nr. 10-1062/3 dt. 21.09.2022, nga Komisioni për Urbanizëm.

  Kryetari i Komunës Dibër,  pasi bëri këqyrjen në dokumentacionin e parashtruar konstatoi kërkesa është e justifikuar dhe se janë të plotësuara kushtet se në pajtim me nenin 44 paragrafi (7) nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik (Gaz. Zyrtare e  Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 32/2020), dhe  në bazë të kësaj, është sjellë aktvendimi si në diapozitiv.

UDHËZIM PËR MJETE  JURIDIKE :

 Kundër këtij Aktvendimi, kërkuesi mundet të parashtrojë  ankesë në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij Aktvendimi deri te ministri i cili udhëheq me organin e administratës shtetërore kompetent për kryerjen e punëve në sferën e rregulimit të hapësirës.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *