Informim për qytetarët!


Komuna Dibër e pa të arsyeshme që të informojë opinionin në lidhje me mbishkrimet në gjuhën shqipe në pllakatën e vendosur te stacioni automatik metereologjik i vendosur në teritorin e komunës Dibër nga drejtoria për punë hidrometerologjike. Nga organet e komunës dhe nga vetë qytetarët u konstatua se në
pllakatën me mbishkrim në gjuhën shqipe ka disa gabime gjuhësore
Në të njejtin moment kur është konstatuar kjo anomali, kryetari i komunës nëpërmjet e-mailit oficial të drejtorit të drejtorisë për punë hidrometereologjike, e ka përcjellë shqetësimin në lidhje me gabimet gjuhësore në pllakatin ku shkruhet në gjuhën shqipe dhe ka kërkuar që të meren masa urgjente për të përmirësuar gabimet. Pas disa ditësh kryetari intervistohet nga gazetarja e portalit “Koha” ku shumë kjarët ka spjeguar se çfarë reagimi dhe masa jan marë (nëse dikush e ka lexuar tekstin dhe jo vetëmse titullim bombastik). Prej datës 06.09.2022 kur kemi reaguar me e-mail në drejtorinë përkatëse e deri me datë 10.09.2022, nuk ka asnjë reagim (përgjigje) nga ana e tyre. Me datë 11.09.2022 drejtorit të drejtorisë, në nr tel oficial i dërgohet SMS ku nga ana jonë shprehim shqetsimin se përse nuk kemi një përgjigje në e-mailin e dërguar dhe nëse vazhdon kjo neglizhencë në si komunë do të ndërmarim të gjitha procedurat juridike kundra drejtorisë për lëshimet gjuhësore të cilat jan bërë në pllakatën në gjuhën shqipe. Drejtori reagon në SMS menjëherë me përgjigje ku thotë se është hera e parë që dëgjon për këtë problem dhe se vendosja e stacioneve është projekt i UNDP së në bashkëpunim me drejtorinë dhe se ende nuk është bërë pranim dorzimi i stacioneve. Por drejtori do të angazhohet dhe do të kontaktojë përfaqësues të UNDP-së për të zgjidhë problemin sa më shpejtë që është e mundur.
Situata vazhdon të përcillet me kujdes

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *