Të nderuar bashkëqytetarë!
Sipas vendimit të këshillit komunal të datës 25.06.2021, obligohen drejtorët e shkollave që gjatë rregjistrimit të nxënësve në klasën e parë, ti përmbahen vendimit i cili rregullon rajonizimin e shkollave në teritorin e komunës së Dibrës. Me këtë vendim realisht bëhet shpërndarja adekuate e nxënësve sipas afërsisë së objektit shkollor të cilin e kanë. Shpresojmë që edhe bashkëpunimi i prindërve do të jetë pozitiv në realizimin e këtij vendimi.
0 Comments