Sot vizitova realizimin e projektit të fituar nga shkolla nëntëvjeçare “Penestia”

Sot vizitova realizimin e projektit të fituar nga shkolla nëntëvjeçare “Penestia” që konsiston në krijimin e kushteve për aksesueshmëri të personave me aftësi të kufizuar i cili është financuar nga Bashkimi europian. Në kuadër të këtij projekti shkolla do të përfitojë dy ashensorë për shkallat dhe një ashensor më i madh në objektin e klasëve të ulta.
Gjthashtu është për tu përshëndetur kontributi i një Dibrani nga SHBA ( V.SH.) i cili ka bërë donacijon kësaj shkolle në shumë prej $55000 , të dedikuara për rikonstruimin e disa klasëve, kabinetit të muzikës dhe nyjeve sanitare.
Të gjithë këto investime nuk do të ishin të mundura të realizohen pa angazhimin e administratës së kësaj shkolle nën udhëheqjen e drejtorit z. Ajet Mullarexha i cili me punën e tij transparente ka mundur të krijojë besueshmëri tek investitorët.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *