Të nderuar qytetarë!
Të nderuar qytetarë!
Komuna e Dibrës gjithmonë ka qenë e hapur për bashkëpunim me qytetarët e vet në të mirë të zhvillimit të qytetit tonë. Atë e kemi dëshmuar në të gjitha aktivitetet si ato sportive ( klubet), kulturore, humanitare ( shoqatat), aksionet ekologjike, aktivitete në mirbajtjen e ambijentit jetësor, e shumë të tjera. Vazhdojmë që të shprehim gadishmëri për bashkëpunim me të gjithë, pa dallime. Për hir të koordinimit të projekteve vjetore që ka planifikuar komuna e Dibrës nga njëra anë dhe aktiviteteve të shoqatave, klubeve dhe individëve vullnetarë nga ana tjetët, ju ftojmë që të kërkoni miratim ( koordinim) nga komuna e Dibrës me të vetmin qëllim që të mos vjen deri te ndonjë pengesë ose dyfishim të të njejtit projekt.
Shumica e shoqatave dhe individëve konsultohen me komunën para se të ndërmarin ndonjë aksion ose punë. Për të qenë më konkret p. sh. një shoqatë e caktuar është drejtuar komunës me kërkesë që të mbjell ose zavendësojë drunjt e dëmtuar në qytet ( trotuare) dhe ne pasi e kemi pa se të njejtin aktivitet ne si komunë nuk e kemi pasë të planifikuar për kohën e caktuar, kemi dhënë leje dhe puna është bërë pa problem nga ana e shoqatës.
Pa keqkuptime, kohën e fundit kemi evidentuar disa punë nga persona të caktuar të cilët nuk konsultohen me komunën por me një anashkalim ( me ose pa qëllim??!!) të komunës, kryejnë punë të cilat punë komuna e Dibrës veç i ka në plan që ti realizojë në një kohë të afërt. Kështu menjëherë paraqitet problem dhe vjen deri te dyfishimi i të njejtës punë. Sëpari komuna nuk mundet të realizojë projektin pasi lokacioni i realizimit tani më është i “uzurpuar” nga dikush i cili “vullnetarisht” ka ndërmarë diçka dhe nga ana tjetër ka dy shpenzime për të njejtën punë. Ky është momenti kur vjen në shprehje nevoja e bashkëpunimit dhe koordinimit pasi në fund të fundit për çdo gjë që ndodh në qytet me pronën shoqërore është përgjegjëse komuna.
Ju ftojmë që të bashkëpunojmë për të mirën e qytetit dhe të mos lejojmë të ketë hapësirë që dikush të dyshojë për inate individuale, poena politike dhe populizma, gjë e cila nuk ka ndodhur deri tani.
Ne e çmojmë pa masë çdo punë me qëllim të mirë, por si gjithmonë me koordinim dhe bashkëpunim pasi kështu do të jemi më efikas. Komuna e Dibrës deri tani nuk i ka mbyllur derën askujt që ka një aktivitet me qëllim të mirë, por përkundrazi ka bashkëpunuar dhe bile ka ndihmuar në të gjitha mënyrat që ai aksion të realizohet me shumë sukses.
Duke dashur që me këtë shkrim të mos keqkuptohemi dhe duke pasur kujdes që të mos lëndojmë entuzjazmin e shoqatave dhe individëve që duan të japin kontribut me punë për qytetin, ju faleminderojmë për mirkuptimin dhe ne vazhdojmë të kemi besim se bashkëpunimi dhe koordinimi pa paragjykime, është çelsi i suksesit për të gjithë.
0 Comments