Sot zv ministri i buqësisë z. Abdylshyqyr Abedini, vizitoi komunën e Dibrës

Sot zv ministri i buqësisë z. Abdylshyqyr Abedini, vizitoi komunën e Dibrës ku dhe ralizuam një takim pune. Nga ana e zv ministrit u njoftuam për të gjithë programet e ministrisë ku ne mundemi të aplikojmë për projekte të ndryshme. Në lidhje me mënyrën e aplikimit të projekteve do të mbahet një seminar me përfaqësues nga komunat ku në detaje do të jepen udhëzime prektike në lidhje me aplikimin. Gjithashtu nga ana jonë u kërkua që të përshpejtohen proceduarat për realizimim e projektit të ujit për vaditje të fushës së Dibrës si dhe të hapen thirjet në agjensionin për bujqësi dhe zhvillim rural ku ne kemi të gatshme projekte infrastrukturore.

Skip to content