Month: <span>March 2022</span>

Gati në përfundim projekti më prioritar i komunës Dibër

Gati në përfundim projekti më prioritar i komunës Dibër për ndrimin e valvulave të ajrit dhe ujit në linjën prej Rosokut deri në rezervoarin kryesor të qytetit. Me këtë projekt Komuna Dibër mori hapa të guximshëm për të intervenuar në pjesën më delikate të ujësjellsit të qytetit, por i cili do të jetë një ndër intervenimet më të rëndësishme për përmirësimin e mungesës së ujit të pijshëm në komunën tonë. Në bazë të projektit, deri në përfundim, mbeten vendosja edhe një numri më të vogël të valvulave si dhe ndërtimi i 3 pusetave të mëdhaja bashkë me paisjet më bashkëkohore, të cilat do të vendosen në nyjet kryesore ku tani për tani ka humbje të ujit. Ky projekt paraqet vetëmse fazën e parë të zgjidhjes së problemit të ujit të pijshëm, pas kësaj do të pasojnë edhe 2 projekte të tjera ( që janë duke u pregaditur) dhe shpresojmë që deri në fund të vitit të ardhshëm, njëherë e përgjithmonë, problemi me ujin e pijshëm në komunën e Dibrës, të mer fund.

Përdorimi i aplikacioneve celulare në procesin mësimor

Nga Programi i Bashkimit Europian Erasmus+, shkolla komunale 28 Nëntori me koordinator Arbër Ambari, ka fituar edhe një projekt
“Përdorimi i aplikacioneve celulare në procesin mësimor” ku si partnerë janë shtetet:
Italia, Portugalia, Polonia dhe Turqia. Të gjith prfaqësuesit u pritën edhe në komunën Dibër për ti dhënë peshë dhe seriozitet këtij projekti të rëndësishëm në procesin edukativo arsimor.

Aksion ekologjik

Në fillim të muajit prill komuna Dibër në bashkëpunim me të gjithë palët e interesuara që veprojnë në këtë komunë, do të organizojë aksion ekologjik për pastrimin e qytetit dhe pjesëve ruarale. Sot ishte takimi i parë konsultativ ku u debatuan shumë çështje që kanë të bëjnë me organizimin dhe mbarvajtjen e këtij aksioni. Faleminderoj të gjith ata të cilët me prezencën e tyre në këtë takim treguan interesim maksimal dhe bëjmë thirje edhe tek individët dhe subjektet tjerë në këtë qytet që të kontribuojnë në realizimin e këtij aktiviteti shumë të rëndësishëm për qytetin tonë. Për çdo lajmërim na ndiqni në fb e komunës Dibër dhe web faqen oficiale të komunës.

Apel !

Të nderuar qytetarë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të organizatave jo-qeveritare, shoqatave, klubeve sportive, mediave si dhe sektori i biznesit privat.

Informoheni se me datë 28 mars, ditë e hënë, ora 13:30 në ambientet e Komunës Dibër organizohet takim koordinues me përfaqësuesit e institucioneve dhe ojq-ve mbi agjendën ekologjike, e inicuar nga Komuna Dibër ku parashikohet nje aksion i madh ekologjik gjithë përfshirës duke filluar nga administrata e Komunës Dibër, ndërrmarja komunale Standard, institucionet tjera vendore, ojq-të dhe bizneset që janë të gatshme të bashkangjiten në nismën tonë.

Në takim do diskutohet plani operativ, kohëzgjatja e aksionit, ndarja e zonave dhe detyrave si dhe pika tjera të parapara në planin operativ.

Ndihmën dhe kontrinbutin më të madh e presim nga sipërmarësit dhe biznesi privat në qytetin tonë të cilët duhet të jenë në vijën e parë të këtij aksioni me të gjitha mjetet e mundëshme, duke mos përjashtuar edhe subjektet dhe institucionet e tjera sidomos bizneset qe posedojnë mjete të rënda pune si kamionë, bagerë etj.

Sigurisht që çdo pjesmarrës ka hapësirën dhe kohën të shprehë sugjerimet dhe pikëpamjet e institucionit apo shoqatës që përfaqëson.

Pas mbarimit të takimit qytetarët do informohen më hollësisht mbi diskutimet dhe vendimet!

Aksion për pastrimin e deponisë së qytetit e organizuar dhe investuar nga komuna Dibër

Këto ditë kishte aksion për pastrimin e deponisë së qytetit e organizuar dhe investuar nga komuna Dibër me çka bëhet pregaditja për sezonin e verës që të kemi më pak ose asnjë rast të djegijes së deponisë. Sëshpejti do të ketë edhe një investim kapital për trajtimin e mbeturinave në përgjithsi. Ditët në vijim komuna Dibër do të organizojë aksion ekologjik në bashkëpunim me të gjithë palët e interesuara për një pastrim gjeneral të qytetit.

Mirënjohje humanistes të njohur dibrane Egzona Kaziu

Komuna Dibër ndan mirënjohje humanistes të njohur dibrane Egzona Kaziu për angazhimet e saja në aktivitetet humanitare në të cilat ka marë pjesë personalisht ose në bashkëpunim me humanistë të tjerë. Ka ndihmuar shumë familje në nevojë në mënyra të ndryshme si me artikuj ushqimor, strehim të personave pa shtëpi etj etj. Egzona është shembulli i njeriut të mirë me shpirt human, ne i dëshirojmë çdo të mirë në jetë dhe në karierë.

Vazhdon ndrimi i valvulave

Projekti i investuar nga komuna Dibër për ndrimin e valvulave afunksionale të ajrit dhe ujit në ujësjellsin prej burimit Rosok deri në rezervoarin kryesor të qytetit vazhdoi edhe sot me shumë sukses nga firma e kontraktuar me tender CMC holding Shkup. Sigurisht që NKP standart ka ndihmuar në projektimin dhe kujdesjen e mbarvajtjes së punës në teren. Punët me ndërprerje do të vazhdojnë edhe javën e ardhëshme sipas një plani pune deri në realizimin final të projektit.

Komuna Dibër në rafshin e kulturës mbështet finaciarisht botimin e librit “ Në gjurmët e qytetit tim” nga autori dibran Sabit Bocku

Komuna Dibër në rafshin e kulturës mbështet finaciarisht botimin e librit “ Në gjurmët e qytetit tim” nga autori dibran Sabit Bocku. Libër me përmbajtje shumë të rëndësishme që ka të bëjë me të kaluarën e këtij qyteti historik. Disa ditë më parë komuna Dibër përkrahu finaciarisht librin nga fusha e hiatorisë së Dibrës “Dibra në historinë kombëtare 1908-1913” nga profesoresha e historisë dibrania Qëndresa Muça. Jemi duke pregaditur edhe shumë projekte të tjera në sferën e kulturës dhe historisë me qëllim që kultura dhe historia e Dibrës të shkruhet dhe promovohet nga vetë dibranët. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë ata që duan të kontribujnë në këtë drejtim.

Ndihmë profesionale për aplikim

Komuna Dibër si pjesë e Projektit të USAID-it për Përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve, sot kishte takim me përfaqësues të lartë të këtij agjensioni ku tema e bisedimeve ishte ofrimi i ndihmës profesionale i USAID në fushën e mënyrës së aplikimit të projekteve në fondacionet e ndryshme ndërkombëtare. Prezent ishte edhe kryetari komunës q. Zhupë Arijan Ibrahim pasi problemet që hasim dy komunat janë shumë të ngjajshme dhe të përbashkëta. Në fund u dakorduam që ky bashkëpunim të vazhdojë pa ndërprerë me qëllim që në fund të kemi një rrezultat pozitiv në mirqenien e qytetarëve.