Konferencë e fundvitit

Sot u organizua konferencë për mediat e shkruara dhe elektronike në vendin tonë, ku u pasqyrua e gjithë puna e komunës Dibër gjatë vitit 2021.
Në mënyrë kronologjike u shpalos i gjithë aktiviteti i administratës së komunës e cila gjithmonë në mënyrën më efikase të mundshme, ka qenë dhe është në shërbim të qytetarëve.
Ky vit u cilësua si vit shumë i suksesshëm edhe përkrah vështirësive të cilat ndikuan negativisht në dinamikën e relizimit të disa projekteve. Me shpresën që do të kemi një situatë më stabile financiare, energjetike, shëndetësore dhe politike, ne në vitin 2022 do të jemi shumë më efikas dhe konkret në realizimin e projekteve të planifikuara dhe prioritare për komunën tonë.
Do të vazhdojmë me insistim realizimin e fazave të tjera të projektit për ujin e pijshëm, menaxhimi me mbeturinat dhe deponinë e qytetit si dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore në qytet dhe pjesët rurale të komunës. Për të gjithë këto aktivitete janë siguruar edhe mjetet finciare nga burime qeveritare dhe ndërkombëtare.
Një vëmendje e veçantë do ti jepet ngritjes në një nivel më të lartë dhe më bashkëkohor punës së NKP Standart si në aspektin organizativ ashtu edhe atë teknik duke siguruar ekspertë dhe makineri adekuate për veprimtarinë e tyre.
Në vitin 2022 puna e administratës së komunës do të jetë më efikase duke trajnuar administratorët me programe të veçanta dhe specifike, sidoemos në sektorin e urbanizmit, juridik, financave ( vjelja e taksave), arsimit, kulturës, sportit etj.
Gjithashtu do të insistohet në përmirësimin e punës së inspektoratit si atij komunal, ndërtimor, komunikacionit, ekologjik, arsimor etj.
Komuna do të vendos binarë të shëndoshë bashkëpunimi me institucionet e pushtetin qëndror, me komunat fqinje, investitorët e huaj dhe vendor, biznesin dibran, mërgatën në SHBA dhe Europë, për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët: Dibrën ta bëjmë ashtu siç e duam të githë, ashtu siç e don rinia.
Ju uroj nga zemra vitin e ri 2022, me shpresë që të keni  shëndet dhe harmoni në familjet tuaja!

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *