Month: <span>December 2021</span>

Konferencë e fundvitit

Sot u organizua konferencë për mediat e shkruara dhe elektronike në vendin tonë, ku u pasqyrua e gjithë puna e komunës Dibër gjatë vitit 2021.
Në mënyrë kronologjike u shpalos i gjithë aktiviteti i administratës së komunës e cila gjithmonë në mënyrën më efikase të mundshme, ka qenë dhe është në shërbim të qytetarëve.
Ky vit u cilësua si vit shumë i suksesshëm edhe përkrah vështirësive të cilat ndikuan negativisht në dinamikën e relizimit të disa projekteve. Me shpresën që do të kemi një situatë më stabile financiare, energjetike, shëndetësore dhe politike, ne në vitin 2022 do të jemi shumë më efikas dhe konkret në realizimin e projekteve të planifikuara dhe prioritare për komunën tonë.
Do të vazhdojmë me insistim realizimin e fazave të tjera të projektit për ujin e pijshëm, menaxhimi me mbeturinat dhe deponinë e qytetit si dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore në qytet dhe pjesët rurale të komunës. Për të gjithë këto aktivitete janë siguruar edhe mjetet finciare nga burime qeveritare dhe ndërkombëtare.
Një vëmendje e veçantë do ti jepet ngritjes në një nivel më të lartë dhe më bashkëkohor punës së NKP Standart si në aspektin organizativ ashtu edhe atë teknik duke siguruar ekspertë dhe makineri adekuate për veprimtarinë e tyre.
Në vitin 2022 puna e administratës së komunës do të jetë më efikase duke trajnuar administratorët me programe të veçanta dhe specifike, sidoemos në sektorin e urbanizmit, juridik, financave ( vjelja e taksave), arsimit, kulturës, sportit etj.
Gjithashtu do të insistohet në përmirësimin e punës së inspektoratit si atij komunal, ndërtimor, komunikacionit, ekologjik, arsimor etj.
Komuna do të vendos binarë të shëndoshë bashkëpunimi me institucionet e pushtetin qëndror, me komunat fqinje, investitorët e huaj dhe vendor, biznesin dibran, mërgatën në SHBA dhe Europë, për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët: Dibrën ta bëjmë ashtu siç e duam të githë, ashtu siç e don rinia.
Ju uroj nga zemra vitin e ri 2022, me shpresë që të keni  shëndet dhe harmoni në familjet tuaja!

Debat publik për propozim buxhetin

Sot në sallën e këshillit të komunës Dibër, u mbajt debat publik me të gjith të interesuarit për propozim buxhetin e komunës Dibër 2022. Gjatë debatit u propozuan disa projekte që kanë të bëjnë me fushën e infrastrukturës, sportit, kulturës dhe aktivitetet e rinisë në komunën tonë.

Apel

Të nderuar qytetarë!

Ju njoftojmë se Komuna Dibër bën përpjekje maksimale me të gjitha kapacitetet që disponon që të mirëmbajë ndriçimit publik në mënyrë sa më kualitative dhe efektive. Intervenimet do të vazhdojnë në qytet por edhe në fshatrat sipas një plani pune.


Por ajo që na brengos, janë informatat e sigurta për fenomenin e vjedhjes së rrymës elektrike nga rrjeti i ndriçimit publik nga persona dhe subjekte të pa ndërgjegjshëm me çka bëhet dëm i madh financijar dhe dëm në kabllot përçuese.
Këto ditë grupi punues i komunës Dibër do të del në teren dhe seriozisht do të identifikojë dhe do të ngre procedura ligjore kundra çdo abuzuesi eventual.

Njoftim

Të nderuar qytetar, ju ftojmë të merni pjesë në Debatin Publik të Propozim-Buxhetit të Komunës Dibër për vitin 2022, që do të mbahet me date 17.12.2021 (e Premte) me fillim në ora 10:00 në Sallën e Këshillit Komunal Dibër.

Jeni të mirëseardhur!

Për një komunë Transparente për të gjithë!

NJOFTIM


Për të përmirësuar shërbimet publike dhe për transparencë Komuna Dibër ka vendosur formular me të cilin ju mundëson të gjithë personave juridik dhe fizik të interesuar të parashtrojnë kërkesa apo ide për plotësimin e buxhetit të Komunës Dibër për vitin 2022.
Personat të interesuar munden të plotësojnë formularin që ështe vendosur tek linku më posht.

https://dibra.gov.mk/buxheti/

Lajmërim

Lajmërohen qytetarë e Lagjes Venec 1, se për shkak të disa problemeve në rrjetin e ndriçimit publik, në një pjesë e lagjes aktualisht nuk funksionon ndriçimi ku edhe ekipet e terrenit po punojnë për sanimin e problemit.Pasi të përfundon sanimi menjëherë do rikthehet në funksion i gjithë rrjeti i ndriçimit. Paraprakisht ju faleminderit për mirëkuptimin.