Month: <span>September 2021</span>

LËNDA: Informim për mbyllje të plotë të segmentit të rrugës 8 Shtatori dhe rrugës Veljko Vllahoviq.

Të nderuar!

Ju informojmë se pjesë e rrugës 8 – Shtatori (në pjesën nga përkujtimorja e Skenderbeut deri te lidhja me rrugën Veljko Vllahoviq) dhe pjesë e rrugës Veljko Vllahoviq (në pjesën nga objektit i Gjikatës themelore Dibër deri te shkolla fillore Penestia – korsia e djthtë), për shkak të kryerjes së punimeve sanimit të rrugës, më date 11.09.2021 pjesët e lartë përmendura do të jenë të mbyllura për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Me nderime.

Kryetar i Komunës: Hekuran Duka        

Mesazh ngushëllimi drejtuar Komunës së Tetovës

Më lejoni që në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve të Komunës Dibër të shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave nga ngjarja tragjike e djegjes së spitalit modular në Tetovë, ndërsa të lënduarve nga kjo fatkeqësi shërim të shpejtë.


Në këto çaste të vështira ndjehemi afër me shpirt dhe me mendje me familjarët e viktimave, personat e lënduar si dhe me të gjithë qytetarët e Tetovës.


Shprehim gatishmërinë tonë maksimale që si pushtet vendor në kuadër të mundësive tona të ofrojmë çdo lloj ndihme të nevojshme.


Lusim Zotin e Madhërishëm që tju japë forcë për tejkalimin e situatës.


Me dhimbje,

Komuna Dibër

Kryetari

Dr Hekuran Duka