Month: <span>August 2021</span>
Komuna Dibër sot shpërndau 16 vendime pune
Pas përfundimit të procedurave administrative Komuna Dibër sot shpërndau 16 vendime pune, për 10 nëpunës administrativ dhe 6 persona të stafit teknik ndihmës.
Takim me shpëtimtarët
Takim me shpëtimtarët që bëjnë roje në plazhin e Liqenit të Dibrës.Çdo gjë nën kontrollë. Projekt i investuar nga komuna Dibër. Bashëpunoi edhe Kryqi i Kuq Dibër.
Komuna e Dibrës me aktivitete të shumta për nder të 100 vjetorit të “Korabit”, Duka: Do përkushtohemi akoma më shumë që Korabi të arrijë suksese të mëdha

Një sërë aktivitetesh solemne, sportive dhe kulturore janë mbajtur dje në Dibër për nder të 100 vjetorit të themelimit të Klubit Futbollistik “Korabi”.
Me organizimin e Komunës Dibër, fillimisht u mbajt një akademi solemne, me pjesëmarrje të shumtë jo vetëm të qytetarëve dibranë, por edhe përfaqësues të Korabit të Peshkopisë, Korabi i New Yorkut, përfaqësues nga Federata e Futbollit të Maqedonisë etj. Për të vazhduar më pastaj me një ndeshje futbolli në stadiumin e qytetit, një koncert artistik në sallën e koncerteve dhe një darkë solemne në fund të ditës.
Kryetari i Komunës së Dibrës Hekuran Duka, si inicuesi i këtyre organizimeve shprehet se ky 100 vjetor e ka gjetur Korabin me suksese të kënaqshme në kampionatet e Maqedonisë duke shtuar se, përkushtimi i Komunës Dibër do jetë akoma më i madh që Korabi të garojë në Ligën e parë të Maqedonisë.
“Unë si kryetar i Komunës vazhdoj të premtoj atë që e kam premtuar edhe më herët, që do i gjindemi pranë Korabit me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet institucionale dhe financiare për të siguruar sukseset dhe ecurinë e shëndoshë të këtij klubi, e nuk ka dyshim që ashtu siç kam mbajtur premtimin e dhënë në këto 2 vite shumë të vështira, në përkushtimin ndaj këtij klubi, akoma më e madhe do jetë përkrahja jonë në vijim. Ne sot fillojmë me një vullnet dhe energji të re për të arritur majat e tabelës që do mundësojnë dhe kalimin në ligën e parë!” – U shpreh kryetari Duka.
Faza e dytë e programit TAV
Siç ju kemi informuar, nga faza e dytë e programit TAV, komuna Dibër fitoi 2 projekte infrastrukturore: një rrugë lokale në qytetin e Dibrës dhe një projekt në fshatin Banjisht. Kurse sot, në fazën e tretë, fitoi edhe një projekt për në f. Otishan. Me këtë ka përfunduar mbështetja financijare e projekteve infrastrukturore të komunës Dibër me të cilat kemi aplikuar për këtë program dhe me të cilat është përfshirë realizimi i ndërtimeve infrastrukturore në interes të drejtpërdrejt të qytetarëve.