Lënda:INFORMATË DERI TEK SHOQATA E BLETARËVE
Në lidhje me dezinsektimin, preventivë sistematike për zhdukjen e insekteve në territorin e komunës Dibër Në bazë të Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse (Gz.zyrtare e RM 66/2004, 139/2008 i 99/2009, 149/2014, 150/2015 dhe 37/2016 ), por në bazë të vendimit të Këshillit të komunës Dibër për zbatimin në lidhje me dezinsektimi, preventivë sistematike për zhdukjen e insektevenë territorin e komunës Dibër, si masë e përgjithshme kundër epidemike Komuna Dibër, e jep lajmërimin e rradhës: Njohtohen të gjithë qytetarët të cilat kultivojnë (rruajnë) bletë në zonën e komunës Dibër që me datë 01.07.2021 (e enjte) ekipet e Lisa-Kom MS-Kavadar, do të kryejnë dezinsektimi nga toka me qëllim zhdukjen e insekteve. Stërpikja do të kryhet në periudhën nga ora 18-06 , me aparat për ULV spërkatje e ftohtë. Me dizefektim do të përfshihen sipërfaqet e gjelbërta të bregut liqenor në Dibër, deponija dhe linja kufitare , lagjet e urbanizuara në Dibër, si dhe lokalitetet e parashikuara me plan dhe program. U lutemi bletarëve dhe koperativave të bletarëve ti marrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve. Në rast se shfaqen kushte të pavolitshme (erë, shi) dezinsektimi do të shtyhet per ditën tjetër. Për të gjitha informatat dhe pyetjet në dispozicion është telefoni për kontakt Lisa-Kom MS-Kavadar nr. tel 070-520-023.
0 Comments