REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE DHE BANESAVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT, 2021 KONKURS PËR ANGAZHIMIN E REGJISTRUESVE DHE INSTRUKTORËVE RAJONAL
REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE DHE BANESAVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT, 2021
KONKURS PËR ANGAZHIMIN E REGJISTRUESVE DHE INSTRUKTORËVE RAJONAL
I. Në bazë të nenit 7 të Rregullores për përcaktimin e mënyrës dhe kushteve të përafërta për emërimin e anëtarëve të komisioneve për rajonet e regjistrimit dhe selektimin dhe përzgjedhjen e regjistruesve dhe instruktorëve rajonal, Enti shtetëror i statistikës shpall konkurs për angazhimin e personave të cilët do të marrin pjesë në realizimin e Regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2021 në periudhën prej 01-21 prill 2021 në cilësinë e:
• Regjistrues rajonal dhe
• Instruktorë rajonal.
II. Numri i nevojshëm i regjistruesve dhe instruktorëve rajonal që do të përzgjedhen në rajonet e regjistrimit, dhe sipas gjuhës në të cilën do të realizohet regjistrimi, është si në vijim: Pasqyra tabelare për regjistrues dhe instruktorë rajonal
III. Gjatë përzgjedhjes së kandidatëve të cilët kanë aplikuar për instruktorë rajonal do të merret parasysh struktura etnike e popullsisë në rajonin përkatës regjistrues. III.1 Nga kandidatët e përzgjedhur për regjistrues rajonal në rajonet e regjistrimit do të përzgjedhen 10% më shumë regjistrues rezerv nga tabela-kolona për regjistrues të përgjithshëm.
IV. Kandidatët të cilët do të aplikojnë në këtë konkurs duhet t’i plotësojnë kushtet e mëposhtme: а) Kushtet e përgjithshme • Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, • Të jenë të moshës madhore, • Të kenë të kryer së paku arsimin e mesëm, dhe • Të mos jenë në marrëdhënie pune. 4 b) Kushte shtesë • Njohja e punës me kompjuter dhe • Njohja e gjuhës përkatëse të bashkësisë sipas pasqyrës tabelare nga pika II e këtij konkursi.
V. Përzgjedhja e kandidatëve të paraqitur do të kryhet me testim (kontrolli i njohurive të përgjithshme nga fusha e statistikës dhe njohurive të punës me kompjuter).
VI. Testimi do të realizohet në selitë e komisoneve të rajoneve të regjistrimit për kandidatët të cilët kanë vendbanim në rajonin përkatës të regjistrimit.
VII. Koha (ora) e fillimit të testimit dhe vendi (hapësirat) ku do të mbahet testimi në mënyrë shtesë do të publikohen në selinë e çdo Komisioni për rajon të regjistrimit dhe në webfaqen e Entit shtetëror të statistikës www.stat.gov.mk dhe popis2021.stat.gov.mk.
VIII. Kandidatët, qëllimin e tyre për të marrë pjesë në Regjistrim e shprehin ekskluzivisht nëpërmjet plotësimit dhe dorëzimit të aplikimit elektronik i cili është në dispozicion në webfaqen e Entit shtetëror të statistikës https://www.stat.gov.mk/popis/PrijavaPopis2021.aspx (aplikimi në gjuhën maqedone) dhe https://www.stat.gov.mk/popis/PrijavaPopis2021_al.aspx (aplikimi në gjuhën shqipe), në periudhë prej 23.02.-28.02.2021.
IX. Kandidatët e interesuar të cilët do të dorëzojnë aplikimin në formë elektronike, dokumentet e nevojshme i dorëzojnë ekskluzivisht në formë të letrës nëpërmjet postës deri tek Enti shtetëror i statistikës, rr.Dame Gruev nr.4 Shkup, faksi 506, më vonë deri më 01.03.2021 ose në ditën e planifikimit të testimit në hapësirat ku do të realizohet testimi.
X. Dokumentet e nevojshme të cilat kandidatët duhet t’i dorëzojnë janë: а) Dëshmi për shtetësi – kopje nga: • letërnjoftimi • shtetësia ose; • dokument të rregullt udhëtimi b) Dëshmi që ka të kryer së paku arsimin e mesëm – kopje nga: • dëftesa • vërtetimi për arsimin e kryer ose • diploma për arsim të kryer c) Deklaratë me shkrim që nuk është në marrëdhënie pune ç) Deklaratë me shkrim që ka njohuri lidhur me punën në kompjuter XI. Angazhimi i kandidatëve të paraqitur do të bëhet në bazë të kontratës në vepër XII. Kandidatët me dokumente të pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim XIII. Përzgjedhjen e kandidatëve të cilët do të angazhohen në Regjistrim do ta kryej drejtori i Entit shtetëror të statistikës, me propozim të grupit punues përgjegjës, të formuar për çdo rajon të regjistrimit. XIV. Përzgjedhja e kandidatëve të paraqitur do të bëhet në afat prej 3 ditësh pas testimit, ndërsa lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në webfaqen e Entit shtetëror të statistikës.
www.stat.gov.mk dhe popis2021.stat.gov.mk. Shkup, 23.02.2021 Enti shtetërori statistikës