Month: <span>December 2020</span>

Vendime pune

Sot me një delegacion nga komuna-njësia komunale për arsim, isha në vizitë pune në gjimnazin e qyetit të Dibrës “28 nëntori” ku u prita nga drejtori z. Ramadan Imeri i cili më privilegjoi për t’ju shpërndarë 4 personeleve teknik vendime pune si dhe 23 profesorëve vazhdimësi të kontratave , prej të cilëve 11 nga ata në vitin e ardhshëm 2021 do ti përmbushin kushtet për vendime të përhershme, ndërsat tjerët derisa ti përmbushin kushtet nga “MASH” do të kenë gjithashtu mundësi për vendime të përhershme. Me këtë angazhim, komuna Dibër në bashkëpunim me drejtorin shprehin një gadishmëri për të realizuar premtimin i cili konsiston në zvogëlimin e papunësisë në komunën tonë. Gjithashtu u diskutua edhe për tema të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e procesit edukativo arsimor në kushtet e pandemisë. Konstatimi ishte se gjimnazi i qytetit shum mirë dhe me sukses po e menaxhon situatën dhe është pregaditur për çdo sfidë që mund të del përpara në të ardhmen. Duke ju uruar profesorëve shendet, punë të suksesshme dhe festat e fundvitit, u larguam me shpresën që në vitin e ri 2021 të mos kemi pengesa epidemike me koronavirusin dhe sa më shpejtë ti kthehemi normalitetit për të realizuar planet dhe premtimet e dhëna qytetarëve.

Në vizitë te Reis Ul Ulema Shaqir efendi Fetahu

Sot kishim nderin të vizitojmë kreun e BFI-së Reis Ul Ulema Shaqir efendi Fetahun. Qëllimi i vizitës ishte që Reisit ti urojmë detyrën e re duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në punë. U nënvizua se misioni i BFI-së është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë sonë e sidomos në edukimin shpirtëror dhe moral të gjeneratave të reja. Në fund u shkëmbyen dhurata modeste në shenjë të një bashkëpunimi pozitiv të mëtutjeshëm.

Vizita e kryetarit të Peshkopisë z. Dionis Imeraj

Ishte një kënaqësi e veçantë për ne vizita e kryetarit të Peshkopisë z. Dionis Imeraj. Në këtë takim vëllazëror u shkëmbyen urime për festat e fundvitit me dëshirën që viti i ri 2021 të sjell begati për qytetarët në çdo aspekt dhe pandemisë me Covid 19 sa më shpejt ti vjen fundi. Gjithashtu temë bisedimi e rendësishme ishte shfrytëzimi i IPA fondeve dhe pregaditja e projekteve të përbashkëta që konsistojnë në menaxhimin e mbeturinave dhe përmirësimin e infrastrukturës doganore në vendkalimin kufitar të Bllatës. U përcaktuan grupet e punës të përbërë nga ekspertë të fushës për të filluar pa vonesë procesin e aplikimit. U ra dakord që këto takime të intesifikohen sa më shumë që të arihet deri te realizimi i qëllimeve të përbashkëta.

Rezervuari i ujit të pijshëm

Edhe pse kemi pasur shumë pengesa të natyrave të ndryshme, duke filluar që nga kriza pandemike, komuna e Dibrës vazhdon fuqishëm të realizojë kërkesat e qytetarëve të përpiluara në formë projektesh nga komuna. Rezervoari i ujit të pijshëm për pjesën e vjetër të Dibrës sot bëhet realitet për banorët e kësaj ane. Shumë shpejt edhe me projekte të tjera.
……..
Vlera e kontratës, 5.339.500 me gjith TVSH. Nga kjo vlere 3.200.000 den jane mjete te suguruara nga ministria e mjedisit jetesor dhe planifikimit hapsinor ndersa 2.139.500 nga buxheti i komunes. Firma: Instalimi, Kërçovë

Nga mledhja e shtabit oprativ u konstatua se situata në komunën tonë është kritike.

Nga mledhja e shtabit oprativ u konstatua se situata në komunën tonë është kritike.

1. Deri tani kemi 87 raste aktive

2. Nevojë për trajtim spitalor kanë 8 pacientë që trajtohen në spitalin e Dibrës dhe 3 në klinikat e Shkupit

3. Reparti i internos është i adaptuar në kovid qëndër me 20 shtretër, 8 mjekë, 8 motra medicinale dhe 4 personel teknik

4. Në laborator kryhen analizat për covid siç janë D-dimerët, IgM dhe IgG antitrupat si dhe testimet e shpejta për coronavirus

5. Në sigurimin e spitalit kujdesen përfaqësues nga ARM dhe MPB