Shtabi i krizës vlerëson se situata me Covid19 në RMV dhe komunën tonë është shumë kritike.
Përhapja e infekcionit shkon në ritje çdo ditë.
Respektimi i masave mbrojtëse nga qytetarët është në nivel shumë të ulët.
Objektet afariste në përgjithësi nuk i respektojnë protokollet e punës.
Nuk respektohet as orari i punës i lokaleve afariste dhe hotelierike. Është bërë kërkesë shtabit kryesor të krizës për dërgimin e një pulmologu në shërbim të spitalit të Dibrës si dhe kërkesë për një inspektor sanitar shëndetësor.
Pregaditet projekt nga ministria e shëndetësisë për ndërtimin eventual të një Covid Qendre edhe në komunen tonë.
Kryqi i kuq në bashkëpunim me shëndetin publik, spitalin e dibrës dhe komunën Dibër, do të pregadisë material propagandues me të cilin do të senzibilozohen qytetarët për respektimin e masave mbrojtëse.
NKP Standart dhe njësiti zjarfiksëve çdo të hënë dhe të premte, do të dezinfektojë rrugët kryesore të qytetit.
Apelojmë tek qytetarët që të mos e neglizhojnë situatën dhe të respektojnë masat e vetëmbrojtjes.