Teren sportiv për basket
Kryetari i Komunës Dibër z. Hekuran Duka priti në takim zv. drejtorin e agjensisë për rini dhe sport z. Izmit Nura. Qëllimi i kësaj vizite ishte nisja e punëve pregaditore për realizimin e projektit që parasheh ndërtimin e terenit sportiv për basket. Ky projekt financohet nga agjensioni pë rini dhe sport dhe do të kushtojë rreth 3.000.000 denarë. Komuna Dibër edhe në të ardhmen do të vazhdojë që të investojë edhe në projekte të tjera për ndërtimin e kushteve për rininë dibrane.
0 Comments