Do ja Dalim
Kur dhemb trupi çdo gjymtirë angazhohet për ta ndihmuar atë.
Një krahasim i nevojshëm për të spjeguar solidaritetin e madh që kanë treguar Dibranët, gjithandej, për Dibrën në këto ditë të vështira, njerëz krenarë për prejardhjen e tyre, solidarë për njerëzit e zemrës së tyre, djem të DIBRËS e cila ashtu si shumë fortuna në historinë e saj do ta kalojë edhe këtë, me këtë ndjeshmëri të përzemërt, sot, Grupi Inicues i bashkatdhetarëve që jetojnë në Shkup së bashku me Vëllezërit e tyre Shkupjanë i dhuruan Shtabit Operativ Komunal-Dibër ndihmë shumë të nevojshme për këto momente, duke e konkretizuar sipas nevojës tone.
Me një shumë prej 6870€ nga “Grupi Iniciues” dhe 2000€ nga vëllezërit tanë nga Shkupi, në total prej 8870€, aritën që të blejnë mjetet e nevojshme për të penguar përhapjen e virusit si më poshtë:
🔴 Dezinfektues – Dezintal koncentrat 1.000 litra.
🔴Gjel për duar antibakterial -1.000 copë nga 500 ml.
🔴Motopompa për dezinfektim-12.
🔴Syza mbrojtëse – 600 copë.
🔴 Sapun i lëngshëm -2.000 litra.
🔴Transport i mallit për në Dibër.
🔴Sapun i lëngshëm për duar- 2.000 copë.
🔴Maska mbrojtëse 2 pako.
🔴Gjel për duar -2 pako.
🔴 Nga 4250 den për person, si përkrahje morale për 26 puntorët e angazhuar për pastrimin e qytetit të NPK”Standard” dhe për 4 pjestarët e njësitit të Zjarfikësve. Njerëz që qëndrojnë në frontin e parë, bashkë me shumë të tjerë, të cilët japin aq shumë për këtë qytet!
Nga Dibra për djemtë tanë dhe vëllezërit tane-FALEMINDERIT!
0 Comments