Masa preventive kundër korona virusit.
Masa preventive kundër korona virusit. (Nëse merren të gjitha masat, nuk ka nevojë për panik, nuk ka dallim nga gripi sezonal)
Masa preventive kundër korona virusit. (Nëse merren të gjitha masat, nuk ka nevojë për panik, nuk ka dallim nga gripi sezonal)
Një delegacion i shoqatës humanitare “El Hilal” në krye me z. Behixhudin Shehapi, sot vizituan Komunën e Dibrës.
U bisedua për tema të ndryshme në atmosferë të ngrohtë miqësore dhe u tregua një gadishmëri për bashkëpunim në të mirë të Dibrës dhe dibranëve.
Me iniciative te komunës Dibër, sot u realizua një takim me institucionet lokale dhe shoqatat joqeveritare për organizimin e aksionit ekologjik i cili do të realizohet ketë vikend. Sëbashku për një Dibër ashtu siç e duam të gjithë. #DibraEPastër
Sot në hapësirat e Komunës Dibër ,kryetari z. Hekuran Duka morri një dhuratë të veçantë nga skulptori z. Dylber Neziri, Skulturë e ushtarit Ilir .
Kryetari i Komunës vlerson këtë dhuratë të veçantë nga z.Dylber Neziri.
Komuna Dibër në kuadër të aktiviteteve të saja për kujdesjen e ambientit jetësor, planifikon organizimin e një aksioni ekologjik ku pjesmarës do të jenë të gjitha institucjonet lokale dhe qeveritare si dhe organizatat joqeveritare. Takimi do te mbahet neser ( 18.02.2020) ora 09:00 ne komunën e Dibrës, ku do te diskutohet organizimi i ketij aktiviteti. Luten të gjithë të interesuarit për pjesmarje.
Zëvendës avokati i popullit viziton Komunën e Dibrës.
Sot për vizitë pune në Komunën e Dibrës qëndroi zëvendës avokati i popullit z. Ylber Rufati. Komuna e Dibrës do ti ofrojë mbështetje të plotë avokatit me qëllim që të jetë më afër problemeve të dibranëve. Sëbashku për një Dibër ashtu siç e duam të gjithë.
Sot në sallën e Këshillit të Komunës Dibër u bë prezantim publik për propozim projektin ideor për rikonstruimin е rrugës “Vllazërim Bashkim”,gjegjësisht segmenti nga Hamami i Rri deri tek Qendra tregëtare “Dumani”.
Lajmërohen të gjithë qytetarët , se Komuna Dibër organizon prezantim publik për propozim projektin ideor për rikonstruimin е rrugës “Vllazërim Bashkim”,gjegjësisht segmenti nga Hamami i Rri deri tek Qendra tregëtare “Dumani”, në Dibër.
Prezentimi publik do të mbahet më datë 11.02.2020 në ora 13:00 në hapësirat e Komunës Dibër, respektivisht në Sallën e Këshillit të Komunës Dibër, rr. “8 Shtatori”nr. 72.