Month: <span>December 2019</span>

Aktivitetet e Komunës Dibër gjatë vitit 2019

Prezentimi publik (para gazetarëve dhe qytetarëve) i punës së komunës Dibër për vitin 2019. Vitin që kaluam, edhe perkundër shumë vështirësive dhe peripecive të shumta, në përgjithësi ishte i suksesshëm dhe mundëm që t’ia dalim. Të shpresojmë që me projektet e pregatitura nga komuna, viti i Ri 2020 të jetë më i begatë.

Takim me ekspertë që merren kryesisht me problematikat e të rinjve në nivel global

Sot patëm mysafirë delegacionin nga SHBA-ja, ku në takim ishin prezent ekspertë që merren kryesisht me problematikat e të rinjve në nivel global, Presidentja Peggy Parfenoff nga WorldChicago, organizatë me lokacion në Chicago që menaxhon fondet e Departamentit të Shtetit Amerikan, ku përmes programeve shkëmbehen përvojat e profesionistëve mes Amerikës dhe vendeve tjera të botës. Në këtë takim u trajtuan dhe u diskutuan problematikat e ndryshme që ekzistojnë mes të rinjve, parandalimin e migrimit tek të rinjtë dhe projekte që ekzistojnë nga fonde të ndryshme që mund të sillen në vendin tonë. Ky takim konstruktiv vë në pah bashkëpunimin e madh mes komunitetit tonë me atë Amerikës.

Njoftim

Njoftim për qytetarët e komunës Dibër.
Të nderuar qytetarë, Në mbështetje të nenit 7 të Rregullores për punë të Këshillit të Komunës Dibër, (“Kumtesa zyrtare e komunës”nr.4/05)
Më datë 16.12.2019 merret ky:A K T V E N D I M
PËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 30të TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR KONVOKOHET seanca e 30të e Këshillit të Komunës Dibër. Seanca konvokohet për datë 18.12.2019 (e Mërkurë) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.
Për seancën e propozohet ky:
-miratimi i procesverbalit nr.29


R e n d d i t e

  1. Përfundim për sjelljen e Programit për punën e Këshillit të Komunës për vitin 2020
  2. Projekt buxheti i Komunës Dibër për vitin 2020
    3.Të ndryshme

Me këtë rast ftojmë qytetarët, të marrin pjesë në përgatitjen e buxhetit për vitin 2020.
Ju mirëpresim!

Akcion ekologjik ” mos u bë mbeturinë”

Akcion ekologjik ” mos u bë mbeturinë” nën menaxhimin e komunës Dibër morën pjesë disa nga institucionet në nivel lokal dhe atyre qëndror si dhe sekretariati për çështje europiane nga Shkupi. Të shpresojmë që herën tjetër edhe institucionet të cilar sot mungonin ( megjithëse kishin thirje për prezencë obligative), të na bashkohen me të vetmin qëllim: Sëbashku për një Dibër ashtu siç e duam të gjithë. #DibraEPastër

Takim me nxënësit e SHMK “28 Nëntori”

Grupi humanitar i përbërë nga nxënëset e gjimnazit “28nëntori” kishte takim pune me kryetarin e komunës Hekuran Duka. Tema e bisedimit ishte kërkesa për tubimin e ndihmës humanitare për një moshatar të tyre. Nga ana e kryetarit u tregua gadishmëri që edhe komuna e Dibrës ti bashkohet akcionit humanitar me një shumë të caktuar mjetesh materiale. Sëbashku për një Dibër ashtu siç e duam të gjithë. #MeRininëArdhmërinë

IPA 2020 (Programi për mbështetje të komunave)

Në aktivitetin e rradhës në Komunën e Dibrës, sot në sallën e Këshillit të Komunës me z. Klaus Richter, udhêheqës i grupit të projektit si dhe me z. Bardhul Marke kordinator, u mbajt një takim për aktivitetet përgaditore të IPA 2020 (Programi për mbështetje të komunave)

Takim i përbashkët pune

Sot në zyrën e kryetarit të komunës, u realizua një takim i përbashkët pune mes kryetarit të komunës së Dibrës Hekuran Duka, komunës së q. Zhupë Arijan Ibrahim dhe komunës Mavrovë Rostush Medat Kurtovski me zv.ministrin e pushtetit lokal Dejan Pavlevski. U bisedua për problemet me të cilat përballen këto komuna si dhe gjetja e zgjidhjeve më efikase me qëllim të përmirësimit të kushteve jetësore të popullatës në këtë regjion. Theks i veçantë u vendos mbi angazhimin për zgjidhjen e problemit të furnizimit të komumave me rrymë elektrike, menaxhimi me mbeturinat dhe problemi i sigurimit shëndetësor të puntorëve në ndërmarjen komunale “Standard” i cili problem veç është në procedurë qeveritare. Nga zv. ministri u dhanë premtime se zgjidhja e këtyre çeshtjeve do të jetë me prioritet në punën e ministrisë dhe të qeverisë së RMV.

Konkursi për pikturën më të mirë

Aktivitet kulturor në pikturë për nxënësit e shkollave nëntëvjeçare dhe shkollën e mesme komunale në formë të konkursit për pikturën më të mirë.
Interesimi i nxënësve ishte i jashtëzakonshëm dhe nga juria profesionale u ndanë shpërblime për 3 vendet e para. Ky aktivitet u mirëprit dhe u përshëndet nga të gjithë të interesuarit. Aktivitete të këtilla, komuna e Dibrës do të organizojë edhe në të ardhmen më të vetmin qëllim që të edukojmë dhe arsimojmë gjenerata të shëndosha. Sëbashku për një Dibër ashtu siç e duam të gjithë #GjenerataERejaArdhmëriaJonë