Month: <span>November 2019</span>

Donacion 4 Projektorë për SHFK “Said Najdeni”

Vazhdon interesimi i njerëzve human për të përmisuar kushtet e mësimdhënies dhe mësim nxënies në shkollën fillore nëntëvjeçare SHFK “Said Najdeni” – Dibër. Kësaj radhe donatorja Dr.Eglantina Kica dhuroi 4 (katër) Proejktorë të ri të destinuar ekskluzivisht për përdorim në procesin edukativo-arsimor me të gjithë nxënësit e shkollës. Me këtë donacion Dr.Kica u mundësoi nxënësve që të kenë mësimdhënie më moderne dhe interaktive që më lehtësisht të kuptohet nga nxënësit secila njësi mësimore.
Në emër të SHFK “Said Najdeni” – Dibër, në emër të prindërve si dhe të gjithë stafit pranë institucionit tonë i shprehim MIRËNJOHJE dhe FALENDERIM të sinqertë Dr.Eglantina Kica dhe mbetemi me shpresë se ky gjest do të jetë motivim edhe për donatorë tjerë të cilët kanë dëshirë të ndihmojnë shkollën dhe nxënësit.

Në vazhdim disa foto për të konfirmuar pranimin e donacionit.

                              

Sport PO, JO drogë

Kryetari i Komunës Dibër z. Hekuran Duka bashkë me zv. ministrin e punëve të brendshme z. Agim Nuhiu, komandatin e st.policor z. Argëtim Vojnika dhe funksionarë të tjerë, realizuan fushatën “Sport po, jo drogë” me ç’rast u zhvillua një ndeshje në futboll të vogël mes klubit sportiv të Tearcës “Vëllazërimi” dhe klubit futbollistik të Dibrës “Korabi”.#SëbashkuPërNjëArdhmëriTëShëndoshë

Takim me nxënësit e shkollës nëntëvjeçare “Penestia”

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Hekuran Duka sot priti në takim nxënësit e shkollës nëntëvjeçare Penestia, të cilët kishin shprehur dëshirën bashkë me drejtorin e shkollës z. Ajet Mullarexha që një orë mësimore ta mbajnë në Komunën e Dibrës, gjegjësisht me kryetarin, për t’u njohur nga afër me punën dhe kompetencat e kryetarit të Komunës Dibër.
Kryetari u shpjegoi se si funksionon Administra e Komunës dhe funksionin që kryen si Kryetar.
Gjithashtu kryetari i Komunës z.Hekuran Duka nxënësve u foli për projektet që komuna ka realizuar, si dhe për projektet që do ti realizon në të ardhmen.

Punimet në rrugën tek varrezat

Sot kryetari i komunës Dibër z. Hekuran Duka bashkë me myftiun z. Reshat Kaçallniku inspektuan punimet (hapja dhe shtrimi me tampon) tek rruga për te varrezat. Këtë punë e bën falas për dibranët Ilmi Duka (Miçe). Sëbashku për një Dibër ashtu siç e duam të gjithë.

Bilbilat e Korabit 2019

Mbrëmë në Qendrën për Kulturë Dibër u mbajt festivali i këngëve për fëmijë “Bilbilat e Korabit” 2019,ku morën pjesë fëmijë të cilët konkuruan me këngë të zhanreve të ndryshme. Skena e bukur dhe atmosfera e zjarrtë e publikut e pasuruan edhe më shumë këtë event kulturorë duke i,u dhënë konkuruesve energjinë e duhur gjatë interpretimit të këngëve.

FITORE E RRADHËS PËR KF KORABIN!

FITORE E RRADHËS PËR KF KORABIN!
Ndeshja e njëmbëdhjetë e sezonit 2019/2020.
Kf Korabi sot në stadiumin e qytetit të Dibrës ka arritur të fitojë ndaj KF Drita Bogovinë me rrezultat 2 me 1.Golat për KF Korabi i shënuan Fatmir Arifi dhe Bleron Muça. Me këtë fitore i siguruan edhe tre pikë.#ForcaKorabi

Projekti Ndërkufitar IPA

Traditën në perfeksion dhe ndjesinë e sigurisë që ju jep vetëm kuzhina e shtëpisë tuaj e gjeni në çdo pjatë të Restorant Kolonjës, i cili ndodhet në zemër të #Dibrës_së_Madhe në Maqedoninë e Veriut.
Në kuadër të Projektit Ndërkufitar #IPA të financuar Delegation of the European Union, Skopje, u mundësua çertifikimi  me standartin #HACCP në Restorant Kolonja, duke e sjelle në një nivel tjeter emrin e mire te këtij ambjenti kaq të ngrohtë dhe miqësor.

Creative_Business_Solution, Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund, Debar Municipality, IPA II CBC Programme – Republic of North Macedonia & Republic of Albania

Shikoni videon  për të mësuar se si mund të mbështesë #BE-ja.
Gjithashtu  https://youtu.be/VYghW-BR_4s


Tradition, sophistication and a genuine safety feeling of your own home kitchen in every single dish at Kolonja’s Restaurant, located at the heart of #Debar of North Macedonia.
In the framework of the #IPA Cross-Border Project , funded by Delegation of the European Union, Skopje, Kolonja’s has been awarded with #HACCP, an international food safety standard, thus bringing to a higher level the good reputation of this friendly and cozy restaurant.

Creative_Business_Solution, Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund, Debar Municipality, IPA II CBC Programme – Republic of North Macedonia & Republic of Albania

Watch the video  to learn how the #EU can support.
Also  https://youtu.be/VYghW-BR_4s