Takim me nxënësit e shkollës nëntëvjeçare “Penestia”
Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Hekuran Duka sot priti në takim nxënësit e shkollës nëntëvjeçare Penestia, të cilët kishin shprehur dëshirën bashkë me drejtorin e shkollës z. Ajet Mullarexha që një orë mësimore ta mbajnë në Komunën e Dibrës, gjegjësisht me kryetarin, për t’u njohur nga afër me punën dhe kompetencat e kryetarit të Komunës Dibër.
Kryetari u shpjegoi se si funksionon Administra e Komunës dhe funksionin që kryen si Kryetar.
Gjithashtu kryetari i Komunës z.Hekuran Duka nxënësve u foli për projektet që komuna ka realizuar, si dhe për projektet që do ti realizon në të ardhmen.
0 Comments