Në datën 26 Nëntor, në Pallatin e Kulturës ‘Haki Stërmilli’ të qytetit të Peshkopisë, organizohet Panairi përmbyllës i projektit 2-vjeçar ‘Dibra – Debar, Përshpejtojmë Zhvillimin e Bujqësisë’.
I financuar nga Bashkimi Evropian, projekti vjen si pjesë e Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.
Kryefjala e këtij aktiviteti do të jenë Fermerët dhe Agrobizneset që janë asistuar nga ky projekt, si dhe produktet e certifikuara zyrtarisht për sigurinë ushqimore.
Pjesë e rëndësishme e këtij panairi do të jenë edhe takimet e punës mes Agrobizneseve dhe Përfaqësuesve të Rrjeteve të Supermarketeve, si dhe prezantimi i risive dhe arritjeve të projektit si rezultat i bashkëpunimit të mirë midis dy shteteve.
Me pjesëmarrjen e zyrtarëve të qeverisjes vendore nga rajoni ndërkufitar, Panairi organizohet nga partnerët zbatues të projektit, Creative Business Solutions, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Komuna e Dibrës së Madhe. Ky aktivitet pritet të shndërrojë Pallatin e Kulturës së Peshkopisë në një hapësirë të madhe gjithpërfshirëse ku do të prezantohen dhe degustohen prodhimet bujqësore, blegtorale, ato të agropërpunimit dhe kulinarisë tradicionale të zonës së Dibrës në të dy anët e kufirit.
Ju mirëpresim!