Month: <span>October 2019</span>

SHPALLJE PUBLIKE Nr. 01/2019 për parashtrimin e kërkesave për shfrytëzim të mjeteve nga IPARD Programi 2014-2020

Shkup, 4 tetor – Përmes shpalljes publike të re për ndarjen e mjeteve IPARD nga program 2014-2020, sot AMFBZHR ka bërë publike shpalljen në të cilën mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit të cilët po i plotësojnë kushtet, ndërkohë që zëvendës drejtori Abdulselam Selami thotë se me këtë shpallje po zhvillojmë fermat dhe bizneset në vend.

‘Sot me publikimin e shpalljes së re për ndarjen e mjeteve IPARD 2014-2020 për masën Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve, njëkohësisht po ndihmojmë në zhvillimin e këtyre dy drejtimeve dhe të gjithë të interesuarit kanë të drejtë të aplikojnë’, thekson kështu Selami.

Sot, AMFBZHR shpall SHPALLJE PUBLIKE Nr. 01/2019 për parashtrimin e kërkesave për shfrytëzim të mjeteve nga IPARD Programi 2014-2020.

Të gjithë personat e interesuar fizik dhe juridik nga RMV mund të parashtrojnë kërkesë për përdorim të mjeteve në kuadër të Programit IPARD 2014-2020 për masën: “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve”.
• Përkrahja financiare për këtë Thirrje Publike është e përbërë 75% nga mjete të siguruara nga Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit të Bashkimit Evropian për Zhvillimin Rural (IPARD) në bazë të Marrëveshjes Financiare 2014-2020 dhe 25% të fondeve të siguruara nga Buxheti i RMV.
• Mjetet financiare për kërkesë të vetme jepen si një grant prej: 65% të kostos totale të investimit të pranueshëm të masës.
• Afati i fundit për parashtrimin e kërkesave është 18 nëntori 2019.
• Formularët nga “Aplikimi për përdorimin e Programit IPARD 2014-2020” si dhe “Udhëzimet për përdoruesit e Programit IPARD 2014-2020” dhe informacione të tjera të dobishme në versionin elektronik mund të shkarkohen në ëeb faqen e internetit të Agjencisë: www.ipardpa.gov.mk.
• Formularët e shtypur të aplikimit për Programin IPARD 2014-2020 dhe Udhëzimet për Përdoruesit e Programit IPARD 2014-2020 mund të merren direkt në objektin e AMFBZHR , Blvd. Brigada 20-të e Maqedonisë 3, (blloku i Maqedonia Tabak), 1000 Shkup dhe qendrat më të afërta regjionale ose njësitë e punës të Agjencisë për Nxitjen e Bujqësisë çdo ditë pune nga 8:30 deri në 16:30.
• Pas përfundimit të investimit, aplikanti është i detyruar t’i paraqesë Agjencisë një kërkesë për pagesë brenda afatit të përcaktuar në Kontratë për përdorimin e mjeteve.
• Për të kryer kontrollin në vend nga Agjencia, aplikanti kërkohet të ketë kopjet e të gjithë dokumentacionit të paraqitur në Agjenci.
• Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. (02) 3097-460 ose me email në: [email protected] dhe në ëeb faqen: www.ipardpa.gov.mk

Nata e parë e Festivalit folklorik të Këngës “Oda dibrane”

Nata e parë e Festivalit folklorik të Këngës “Oda dibrane”, filloi sonte në Dibër.
Festival që ka krijuar një traditë në promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore ku marrin pjesë grupe nga Shqipëria, Kosova dhe RMV.
Hapja e këtij festivali u bë nga kryetari i komunēs Dibër z. Hekuran Duka dhe kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, z. Dionis Imeraj.
“Oda dibrane” në gjuhën popullore simbolizon dhomën e pritjes së mikut, ajo është simbol i vatrës së besës e bujarisë, qëndresës e trimërisë shqiptare.
Ky edicion i 25-të u prit shumë mir nga publiku artdashës dibran.
Bashkepunimi mes dy komunave do të vazhdojë edhe në të ardhmen si ne aspektin artistik, kulturor, arsimor dhe ekonomik.

Selami, Duka dhe Babovski inspektuan nga afër punimet e ndërtimit të rrugës komunale

Sot kryetari i Komunës së Dibrës z. Hekuran Duka mirëpriti në takim drejtorin e Agjensionit për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural z. Nikola Babovski dhe zv/drejtorin e Agjensionit për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural z. Abdulselam Selami.
Së bashku inspektuan nga afër punimet në asfaltimin e rrugës për fshatin turistik Banjisht.Një projekt me investim nga agjensioni për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural dhe buxheti i komunës Dibër. Shpenzimet për përpilimin e projektit teknik u mbështet nga pronari i banjave “Capa”, z Mexhit Capa.
Ky investim me vlerë të përgjithshme 13.563.748,00 ka rëndësi të veçantë sepse rritë edhe më shumë zhvillimin turistikë të kësaj zone si dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët.
Falemnderim i veçantë për drejtorin z. Babovski dhe per zv/drejtorin z. Selami të cilët shprehën gadishmëri për të realizuar projektet në komunën tonë si dhe duke premtuar se do të vazhdojë bashkëpunimi edhe në projektet e radhës.
Komuna e Dibrës gjithmonë do të jetë në shërbimin e qytetarëve, pasi ky është edhe qëllimi ynë si institucion, që qytetarëve tanë t’iu ofrojmë kushte sa më të mira për jetë.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu sot qëndroi për vizitë në Komunën e Dibrës.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu sot qëndroi për vizitë në Komunën e Dibrës.
Qëllimi i vizitës ishte rritja e bashkëpunimit në mes pushtetit lokal dhe policisë gjithashtu në përforcimin e sigurisë dhe rendit publik dhe njëkohësisht për të flakur edhe çdo pengesë apo burokraci që mund të vijë për bizneset në qytetin e Dibrës dhe për qytetarët e dy vendeve fqinje.

Nis asfaltimi i rrugës Dibër – Banjisht

Filloi asfaltimi i rrugës për Banjisht. Projekti për rrugën e f. Banjisht u finansua nga agjensioni për zhvillim rural dhe buxheti i komunës Dibër. Shpenzimet për përpilimin e projektit teknik e mbështeti pronari i banjave “Capa”, z Mexhit Capa. Sëbashku për një Dibër ashtu siç e duam të gjithë.