Puntoria e katërt rajonale
Në aktivitetin e rradhës në Komunën e Dibrës, sot në sallën e Këshillit të Komunës u mbajt puntoria e katërt rajonale ku ishin të ftuar kryetarët e këshillave të Rajonit jugperëndimor si dhe kryetarët e këshillave të komunave të Rajonit të Pollogut.
Puntorin e nisi kryetari i Këshillit të Komunës Dibër z. Bashkim Mashkulli si nikoqir i kësaj ngjarjeje dhe anëtar i Komitetit të Këshillave të BNJVL-së, pastaj morën fjalen kryetari i Komunës Dibër z.Hekuran Duka dhe drejtoresha ekzekutive e BNJVL-së znj. Dushica Perishiq.
Qëllimi i kësaj puntorie ka të bëjë me informimin rreth ngjarjeve aktuale në nivel lokal, ndryshimeve të cilat kanë të bëjnë me njësitë e vetëqeverisjes lokale, por edhe diskutimit rreth sfidave me të cilat ballafaqohen komunat dhe këshilltarët Komunal.
0 Comments