110 Vjet Kongresi i Dibrës
Nën organizimin e Shoqatës “Bashkësia Dibrane” në Tiranë u mbajt konferenca shkencore “110 Vjet Kongresi i Dibrës – Ngjarja Historike për Kombin Shqiptar” ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta. Konferencën e nisi Prof.Dr. Bujar Kapexhiu-Kryetar i Shoqatës Bashkësia Dibrane, fjalën e mori edhe Sekretari i Përgjithshëm i shoqatës dr. Saimir Shatku , kryetari i Komunës Dibër Hekuran Duka si dhe profesor e akademik të mirënjohur, ku u cekën dhe e vlerësuan kontributin e personaliteteve dibrane në formimin e shtetit Shqipëtar deri më sot. Presidenti i shtetit z.Ilir Meta dekoroi Shoqatën Bashkësia Dibrane me titullin ”Kalorës i Urdhërit të Skëndërbëut”, me motivacion: “Për kontributin e shquar dhe patriotik, si vazhdimësi historikë e klubit “Bashkimi Dibran” të 1908, për ruajtjen, kultivimin, promovimin dhe mbajtjen gjallë të traditës dibrane, përmes vlerave të trashëgimisë kulturorë, atdhëtare, artistike, në respekt të vlerave të Dibrës së Madhe dhe komunitetit tradicional dibran në Tiranë. Presidenti z.Ilir Meta dekoroi Prof.Dr. Petrit Bara me titullin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të shquar në fushën e mjekësisë dhe në atë të jetës akademike e universitare. I dalluar për nivelin e lartë profesional, përkushtimin dhe cilësitë njerëzore. Në konferencë shkencore u shfaq edhe dokumentari “110 Vjetori i Kongresit të Dibrës (1909-2019).
0 Comments