INFORMATE
Ne takimin e sotshem te Shtabit Operativ Komunal-Diber u raportua per aksionin e mbremshem per dezinfektim te disa hapesirave ne qytetin e Dibres , I cili zgjati deri ne oret e para te mengjesit te dites se sotshme, dhe vazhdoi edhe sot me dezinfektimin e koshave te mbeturinave, kendet e lojrave publike, dhe deponite e egra.
Shtabi operativ vendosi ne kuader te obligimit ligjor te informoje te gjitha subjektet afariste, ndermarjet publike dhe private, per obligimin e tyre per te aktivizuar planin operativ per menaxhimin e krizes, Ligji per mbrojtje dhe shpetim neni 35 pika 7 dhe marjen e masave te nevojshme. Poashtu edhe informatat per orarin apo ndaljen e aktiviteteve ne varesi te vendimit te perkohshem te qeverise.
Ne oret ne vazhdim gjate dites,u informuam per seancen e qeverise dhe per vendimin e ri me numer 44-2240/1 te dates 13.03.2020 per shpalljen e Gjendjes se Krizes dhe ndermarjen e masave te shtuara,.ku nder te tjera eshte marre (pika 8 e vendimit te qeverise)“vendim per ndalese dhe regjim te vecante te levizjes ne pjese te teritorit te RMV ne njesite komunale Diber dhe Qendra Zhupe, me te cilen regullohet masa per ndalim te levizjeve, ne vecanti hyrje dhe dalje nga njesia administrative, si dhe masa per vendosjen e regjimit te vecante te populates brenda ne njesine administrative. Regjimin e vecante te levizjes te popullates brenda ketyre njesive ta percaktoje Shtabi Qendror prane Qendres per menaxhim me Kriza ne planin aksional per ndalimin e shperndarjes se koronavirusit COVID 19”.
Ne oret e mbasdites Shtabi Operativ Komunal vazhdoi me sperkatjen- dezinfektimin e pjeseve tjera te qytetit, me ndihmen e antereve te shtabit dhe vullnetareve me paisje personale te nevojshme.
Ne fund Shtabi Operativ Komunal ben APEL te qytetaret qe te mos bine pre e deziformatave te ruajne qetesine, te jene SOLIDARE.
Furnizimi i marekteve me artikuj ushqimore nuk do te mungojne dhe do te rrjedhe normalisht, dhe nuk kam nevoje per magazinimin e rezervave ushqimore neper shtepia.
Poashtu bejme thirje te fuqishme qe banoret te vetizolohen neper shtepite e tyre dhe te jene te kujdesshem deri ne stabilizimin e situates.
Nga: Shtabi Operativ Komunal-Diber
0 Comments