Природа

Liqeni i Dibrës

Liqeni i Dibrës është krijuar në zonën e derdhjes së lumenjve Radikë dhe Drini i Zi. Liqeni u krijua duke ngritur lartësinë e digës prej 102 metra, e cila është ndërtuar në periudhën 1966-1968. Mbushja e rezervuarit ka përfunduar në vitin 1969. Ka një sipërfaqe prej 13.2 km², 92 m thellësi dhe sasi të përgjithshme akumulimi prej 520 milion m3 ujë, që shfrytëzohet për prodhimin e 300 milion KW orë energji elektrike. Temperatura e ujit të liqenit është rreth 14.4 ° C, minimumi deri në 3.0 ° C, dhe maksimumi 23.9 ° C.
Liqeni dhe mallet përreth formojnë një pejsazh të jashtëzakonshëm, i cili në tërësi ka pamjen e një rrafshire të ngritur në qytetin e Dibrës. Liqeni jep mundësi të jashtëzakonshme për mbajtjen e garave sportive në ujërat e qeta. Interesim të madh paraqet shfrytëzimi i plazheve gjatë periudhës së verës nga ana e banorëve dhe e mysafirëve.

SHPELLA E KRISTALTË

Buzë liqenit të Dibrës në malin e Rajçicës ndodhet miniera më e veçantë në botë, ajo e gipsit të kristaltë.

Kjo minierë është ndërtuar që në kohën e romakëve. Miniera është e vendosur në 90-200 m nën sipërfaqe dhe pothuajse tërë mali është i mbushur me gips.  E veçanta e kësaj miniere është prodhimi i këtij lloj gipsi të kristaltë dhe është e vetmja e këtij lloji ne Europë.Ky kristal i selenitit me 99% pastërti është unik edhe për shkak të kushteve, shtypjes së tokës dhe kodrës, përbërjes kimike dhe ujrave termal. Vetëm pas disa metra nga hyrja fillon të ndjehet ajri i ftohtë, por edhe era e sulfurit i cili vjen prej burimeve të ujit mineral në rrethinë. Temperatura në shpellë është gjithmonë 17 gradë celsius.

Ura e Kaprollit

Ura e Kaprollit është një ndër monumentet më të bukura të arkitekturës së shekullit të XVIII dhe një nga urat e rralla të këtij lloji në Republikën e Maqedonisë. E vendosur në natyrën piktoreske të Parkut Kombëtar “Mavrova”, mbi ujërat e shpejta të Rekës së Vogël, ajo magjeps me dizajnin dhe formën e saj të pazakontë.

VARGMALI I DESHATIT

Dibra ka pasuri të mëdha natyrore dhe kulturore. Vargmali i Deshatit fillon me Velivarin dhe Deshatin duke krijuar një “kësulë” për qytetin e Dibrës, me borë në dimër dhe gjelbërim dhe freski në verë. Mali i Velivarit është 2369 m i lartë dhe ndodhet pothuajse në mes të Deshatit. Mali i Velivarit është një atraksion për amatorët e ecjes/ngjitjes në mal dhe ësht ë i shënuar në Hartën Ndërkombëtare të Agjensisë Kombëtare të Gjeohapësirës. Peisazhi natyror është i pasur me shkëmbinj të thepisur, shpella, burime të shumta ujore (përrenj malor dhe ujëvara) dhe florë dhe faunë shumë të pasur.