Lajme nga Komuna

Vellezërit Rusi janë kontribues në zgjidhjen e problemeve në qytetin e Dibrës

Vellezërit Rusi, vite me radhë , në bashkëpunim me komunën e Dibrës, janë kontribues në zgjidhjen e problemeve të qytetit tonë. Ketë verë në qytetin e Dibrës sollën freskinë e muzikës klasike me sopranot me famë botërore Inva Mula dhe Deshira Ahmeti. Një mirnjohje nga komuna e Dibrës dhe qytetarëve të saj për gjith atë të cilën kan dhuruar. Sëbashku për Dibren ashtu siç e duam.

SHAD mer mirënjohje nga Komuna Dibër

Shoqatês Atdhetare Dibra nga SHBA (SHAD), i jepet mirnjohje për të gjitha aktivitetet që ka organizuar dhe që i organizoi këtë verë në qytetin e Dibrës në fushën e humanizmit, kulturës dhe sportit ne bashkepunim me Komunen e Dibres. Sëbashku për Dibrën ashtu siç e duam.

Koncert me yjet e muzikës klasike

Spektakël në mes të Dibrës madhe me njerëz të mëdhej. Dibra prej kësaj vere e tutje frymon dhe do të frymojë ndryshe. Dibra rikthehet fuqishëm ashtu siç ka qenë dhe do të vazhdojë përpara. Sebashku për Dibrën ashtu siç e duam. Dibra përsëri qendër e kulturës mbarëshqiptare. Komuna e Dibrës në përkrahje dhe bashkëpunim me biznismenët dibranë ( këtë rradhë familja dibrane Rusi), realizon megaprojektin në fjalë për të vërtetuar edhe njëherë se Dibra ka qenë dhe do të jetë kërthiza e arsimit dhe kulturës shqiptare. Sëbashku me njerëz të mirë, do të ecim përpara.

MARATONA E KĂ‹NGĂ‹S

Dibra e madhe, sonte ishte fokusi i kulturës shqiptare. Bashkëpunimi në mes njerëzve të cilët duan ta ndërtojnë Dibrën, rezulton me sukses.Sëbashku jemi më të fortë, emri i Dibrës do të ngrihet lartë me njerëz të mirë.

Hapet vendkalimi kufitar mes RMV dhe R së Kosovës në pikën Strazimir-Restelicë

Sot u hap vendkalimi kufitar mes RMV dhe R së Kosovës në pikën Strazimir-Restelicë. Vendkalimi do të funksionojë përkohësisht në sezonin e verës me shpresë që në të ardhmen të jetë i përhershëm. Prezent ishin mistri i punëve te brendshme z. Oliver Spasovski, zv. ministri i MPB z. Agim Nuhiu, kryetarët e komunave Mavrovë Rostrushë Medat Kurtovski i Qendrës Zhupë Arjan Ibrahim, minstri i puneve te mbrendshme te R. Kosovës z. Ekrem Mustafa, i infrastruktures Pal Lekaj si dhe drejtorë e deputetë.