Arsimi parashkollor
Kuvendi i komunës Dibër me datë 12.01.1969 solli aktvendim për themelimin e Entit parashkollor “Breshia”, emërtim ky që u zgjodh në shenjë respekti e mirënjohjeje të qytetit dhe studentëve solidar e bamirës të Italisë. Pra kopshti “Breshia” është institucioni i parë publik komunal i fëmijëve parashkollor që ka për detyrë kujdesin, zhvillimin, edukimin dhe arsimimin e fëmijëve, që prej foshnjeve e gjer në moshën 5 vjet e 8 muaj. Drejtori i parë vullnetar ka qenë Halit Basha pastaj Cvetko Llallçevskin, si dhe edukatoret e para Lirije Jani, Gjylsime Pjeça dhe Zora Viçishka. Në sajë të rritjes permanente të interesimit të prindërve në vitin 1976 u ndërtua edhe një objekt, i përshtatshëm ku u emërua edhe drejtori i ri, tani i rregullt institucional Hysen Kosovrasti . Më vonë filluan të themelohen edhe paralele të grup moshave më të reja, të ndërtohen sipërfaqe të reja të objekteve. Kontribut të veçantë dhanë edhe drejtorët e ardhshëm : Gjylsime Pjeça, Gjorgji Ilievski, Veap Duka, Shirete Grazhdani, Sevdije Vojnika.
Drejtoreshë e Kopshtit “Breshia” Dibër aktualisht është zonja Ajrije Daçi, e cila e udhëheq punën e këtij institucioni që prej dates 24.04.2007. Organ udhëheqës i institucionit, është edhe Këshilli drejtues i përbërë prej 7 antarëve dhe që në mënyrë permanente vëzhgon ecuritë e zhvillimit dhe punës në këtë institucion. Egzistojnë dhe veprojnë edhe Këshilli i prindërve, Këshilli i edukatoreve, Komisionet për planifikimin e temave rreth të cilave punohet gjatë vitit në aktivitetet edukative.
Adresa: 8 Shtatori