Tatim mbi pronë

TATIM NË PRONË

Tatimi në pronë paguhet për pronë të patundshme, përveç për pronën e cila është e liruar nga pagesa e tatimit në pajtim me ligjin. Bazën e tatimit në pronë e përbën vlera e tregut e patundshmërisë.  Obligues i tatimit në pronë është personi fizik dhe juridik, i cili është pronar, përdorues apo shfrytëzues i pronës. Obligimi tatimor i tatimit në pronë, paraqitet në ditën e përvetësimit të pronës, dhënies së aprovimit për shfrytëzimin e pronës së patundshme nga organi kompetent ose nga dita kur fillon shfrytëzimi i pronës nga obliguesi tatimor.

Procedura:

Për caktimin e tatimit në pronë duhet të parashtrohet fletëparaqitje dhe fletëpronësi, deri te referentët në sportelin e Komunës së Dibrës.

Në vazhdim pason shqyrtimi i dokumenteve nga njësia kompetente për administrimin dhe pagesën e të hyrave publike, kurse vlerësimin e pronës e kryen vlerësuesi i autorizuar.

Afati për sjelljen e VENDIMIT nga organi kompetent është 30 ditë.

Në rast se pala nuk pajtohet me vendimin e tatimit mbi prone , ka të drejtë të  ngrihet kontest administrativ  para  gjykatës kompetente , nëpërmjet Kryetarit të Komunës në afat prej 30 ditëve  nga dita kur e ka pranuar vendimin.

Ankesa  shqyrtohet nga gjykata kompetente , e cila jep udhëzime organit kompetent në Komunë në lidhje me  vendimin që duhet ta sjellë organi në afat prej 15 ditëve.

Pala ka të drejtë të parashtrojë edhe ankesë kundër vendimit  të shkallës dytë edhe ate para Gjykatës Administrative  në Republikën e Maqedonisë së Veriut , dhe nëse përsëri nuk pajtohet edhe me vendimin e Gjykatës Administrative , ka të drejtë ti drejtohet Gjykatës Supreme si instance e fundit .

Dokumentet e nevojshme:

  • Fletëparaqitje tatimore e plotësuar për tatimin mbi pronë
  • Vërtetim për pronësi (Fletëpronësi, kontratë shitblerjeje, aktvendim për trashëgimi, aktgjykim dhe ngjashëm)
  • Fotokopje nga letërnjoftimi

 

Për më shumë informacione, mund të kontaktoni Administratën komunale-Astrit Kërçishta

Email: titi_k59@hotmail.com,astrit.kercishta@dibra.gov.mk

Kontakt : 046/831-196