SHKOLLA FILLORE KOMUNALE PENESTIA

SHKOLLA FILLORE KOMUNALE PENESTIA

 

1800 penestia

SHFK “Penestia”- Dibër, sipas numrit të nxënësve e plotëson kushtet hapsinore  për të kryer punën edukativo-arsimore si në shkollën qëndrore najshtu edhe në ate periferike. Sipas kuadraturës në shkollën qendrore secilit  nxënës i takon 6.15 m2. Ndërsa në atë periferike ka hapsirë prej 16.6 m2 për nxënës.

Kushtet materialo teknike:

Në përgjithësi shkolla disponon kushte të volitshme materialo teknike. Në përgjithësi ato plotësojnë nevojat momentale dhe në vazhdimësi punohet në përmirësimin e tyre në favor të vilësisë të procesit edukativo arsimor

Çdo vit bëhet regjistrimi i tyre përcaktohet amortizimi dhe përpilohen lista për materialet e nevojshme në vitet e ardhshme.

VIZIONI

Shkolla do të krijojë një model arsimor të cilësisë të lartë dhe njiherit edhe përfaqësues, i cili do të paraqet një shembull për mundësi dhe qasje të barabarta.Ky do të jetë një modelarsimor i intergruar që do të nxisë, inkurajojë dhe integron vlerat multi-etnike, dhe njëkohësisht do të promovon dhe mbështesë mardhënjet e partneriteteve mes nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve,  do të inkurajojë pjesëmarrjen e komunitetit nëpërmjet vendosjes  të marrëdhënieve harmonike, të cilat do të  bazohen  në respektimin e dallimeve.

MISIONI

Misioni i shkollës do të jetë angazhimi për një  arsim të  integruar  ndëretnik përmes një institucioni edukativo arsimor që do të jetë  modern dhe  multi-etnik, po i njëjti do të  sigurojë arsim me kualitete të larta përmes aktiviteteve mësimore  dhe jashtëmësimore. Veprimtaritë e integruara jashtëmësimore do të përfaqësojnë  qasjen e individualizuar e çdo nxënësi, si edhe punën e vazhdueshme ekipore dhe në dyshe, e cila do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë të procesit arsimor në përgjithësi, por në të  njëjtën kohë edhe në zhvillimin e një shumice kompentencash dhe shkathtësish jetësore të nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve,të cilat  do tëjenë të domosdoshme për një bashkëjetesë cilësore në një  komuniteti me karakter multietnik.

 

Në kuadër të misionit shkolla do të promovojë:

    • Bashkëpunimin  dhe dialogun, si mjet për zgjidhjen e problemeve dhe afrimin e njerëzve
    • Respekt të ndërsjellë mes nxënësve dhe familjeve të tyre me prejardhje të ndryshme etnike, fetare dhe kulturore;
    • Mundësi dhe trajtim të barabartë për të gjithë nxënësit, përmes kultivimit të  marrëdhënieve pozitive dhe të besimit të ndërsjelltë;
    • Respektimin  e vlerave të rëndësishme shoqërore, siç janë: respektimi i dallimeve, komunikimi i hapur, dialogu, toleranca, konstruktivteti gjatë  trajtimit të konflikteve dhe në  tejkalimin e  stereotipeve  dhe paragjykimeve.

SHFK  ,,PENESTIA,, – Dibër

email: Shfk.dv.diber@gmail.com

Tel. 046/831064