Shkolla e mesme

SHKOLLA E MESME KOMUNALE “28 NËNTORI”

Shkolla është themeluar në vitin 1960. Gjimnazi i atëhershëm ishte i vendosur në ambientet e shkollës fillore “ Oxhë Vogli”, ndërsa mësimi realizoheshte në dy gjuhë dhe me dy ndërrime. Në vitin shkollor 1960/61 shkolla kishte vetëm tre paralele: njëra në gjuhën maqedone dhe dy në gjuhën shqipe. Pas tërmetit në vitin 1967 shkolla ishte vendosur në një objekt të ri, i ndërtuar si ndihmë solidare për qytetin e shkatëruar.

Veprimtaria edukativo-arsimore në shkollën qëndrore zhvillohet në një ndërtesë shkollore me 30 kabinete të pajisur me kompjuter për secilin nxënës dhe të lidhur me rrjetën e internetit, kabinet për informatikë me lidhje interneti, kabinetet janë të pajisura me mjete për punë për lëndët: kimi, fizikë, biologji, gjeografi. Shkolla posedon dhe biblotekë, sallë shkollore sportive, oborr shkolle prej 8000 m2, zyrë për arsimtarë, dhe kabinete të tjera ndihmëse. Në shkollën e mesme lokale në fshatin Mogorcë ndërtesa shkollore posedon me katër kabinete dhe dy ambiente ndihmëse me internet.
Mësimi është i organizuar me dy ndërrime, ndërsa në gjimnazin në fshatin Mogorcë mësimi zhvillohet në një ndërrim.

Misioni- Shkolla i përgadit të rinjtë për mësim,trajnim,punë dhe inkuadrim në jetën e përditshme në një vend multikulturor,demokratik dhe bashkëkohor.
Vizioni- Le të bëhemi një shkollë moderne dhe efikase në të cilën çdo gjë që punohet të jetë për të mirën e nxënësve, për arritjen e rezultateve më të larta në të gjitha fushat-jo vetëm në shkollë, por edhe jashtë saj.

Motoja e shkollës: “DITURIA JUAJ – QËLLIMI JONË

Adresa: Rr.Urfi Agolli, nr.5
Tel: 046/ 831 625
Fax: 046/ 831 625
E-mail: shmk28nentori@gmail.com