Resorte

BANJAT E DIBRËS

Dibra është e njohur për ujërat e saj shëruese minerale të dy Resorteve – Banjishte dhe Kosovrast.

Resorti turistik i Banjave të Banjishtit ndodhet në veriperëndim të Komunës së Dibrës në fshatin Banjishtë në një lartësi mbidetare prej 880 m, në zemër të rripit malor të mbushur me pish të larta dhe është shumë afër kufirit me Shqipërinë. Ujërat termale janë përdorur për efekte shëruese qysh në lashtësi. Edhe pse ka shumë gojëdhëna për ujërat termal në Dibër, faktet më të vjetra për ekzistencën e balneoterapisë në këtë rajon janë dy pishat e lashta që ndodhen pranë hotelit të Banjishtit. Ata u ndërtuan në vitin 1797 nga Haxhi Muxhedin, djali i Numan Efendi-ut. Raportet nga studimet shkencore që u zhvilluan, theksuan që ujërat termo – minerale në qytetin e Dibrës, përmbajnë mbi 4 gram minerale të ndryshme në 1 litër ujë, sasi kjo që nuk ishte parë më parë në ujërat tjera termale në Evropë.

Resorti i Banjave të Kosovrastit, është një resort modern me kapacitet total prej 72 dhoma të gjitha me pamje nga liqeni i Dibrës. Pejsazhet mahnitëse, liqeni i Dibrës dhe kanjoni i lumit Radika e bëjnë këtë resort një vend të përshtatshëm si për shëtitje relaksuese ashtu edhe për aventura të paharrueshme. Ujërat termal të pasur me shëndet dhe jetë me shekuj kanë vërtetuar aftësitë e tyre magjike në shërimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve.