N J O F T I M

Në mbështetje të nenit 7 të Rregullores për punë të Këshillit të komunës Dibër, (“Kumtesa zyrtare e komunës”nr.4/2005)
Më datë 21.03.2019 merret ky:

A K T V E N D I M

KONVOKOHET seanca e njĂ«zet e KĂ«shillit tĂ« KomunĂ«s DibĂ«r.
Seanca do të mbahet me datë 28.03.2019 (e Enjte) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.

Për seancë propozohet :

-Miratimi i proçesverbalit të seancës së nëntëmbëdhjetë të Këshillit të Komunës.

                                                                          Rend dite

1. Propozim Program për rregullimin e tokës ndërtimore për komunën e Dibrës për vitin 2019 me përfundim për sjellje.

2. Propozim ndryshim dhe plotësim të Programit për përpunimin e planeve urbanistike dhe dokumentacionit urbanistik në territorin e Komunës Dibër për vitin 2019.

3. Propozim vendim për sjelljen e Planit Detal Urbanistik për pjesë të BU 3, Lokaliteti “A”- Dibër, (2016- 2021).

4. Llogaria përfundimtare e Buxhetit të Komunës Dibër për vitin 2018 me përfundim për sjellje.

5. Llogaria përfundimtare e NPK “Standard”- Dibër për vitin 2017.

6. Propozim program për mirëmbajtjen e higjienës komunale në Komunën Dibër për vitin 2018.

7. Propozim vendim për përcaktimin e nevojës për sjelljen e dokumentacionit urbanistik planor për harmonizim të destinimit të tokës ndërtimore për PK nr.5653 dhe PK nr. 5645 KK Dibër – 1.

8. Propozim vendim për përcaktimin e nevojës për sjelljen e dokumentcionit urbanistik planor për harmonizim të tokës ndërtimore për PK nr. 10713/3 KK Dibër – 3.

9. Propozim vendim për përcaktimin e nevojës për sjelljen e dokumentacionit urbanistik planor për zgjerim të kufirit të planit për OK nr. 5936 Dibër -1.

10. Propozim vendim për përcaktimin e nevojës për sjelljen e dokumentacionit urbanistik planor për zgjerim të kufirit të planit PK nr. 5932/1, KK Dibër – 1.