Fisnik Mela
Fisnik Mela ka lindur më 22.06.1984 në Dibër.
Është diplomuar në Shkenca Kompjuterike nga City College, Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit të Sheffield – Greqi (2003-2006).
Fisnik Mela ka një diplomë Master në Inxhinieri Softuerësh dhe Telekomunikacion dhe një diplomë Bachelor në Shkenca Kompjuterike nga City College, Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit të Sheffield – Greqi (2006-2007).
Ai merr pjesë aktive në konferencat kryesore evropiane dhe botërore të IT-së dhe është anëtar i Shoqërisë Britanike të Kompjuterëve (BCS).
Fisnik Mela është një profesionist me përvojë të gjatë në fushën e teknologjisë së informacionit, me më shumë se pesëmbëdhjetë vite përvojë ndërkombëtare në zhvillimin e softuerit, menaxhimin e projekteve dhe transformimin digjital.
Karrierën e tij e ka ndërtuar përmes bashkëpunimit me kompani dhe institucione të njohura nga SHBA, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Sllovenia, Izraeli dhe vende të tjera, duke punuar në zhvillimin e sistemeve të avancuara digjitale dhe zgjidhjeve moderne teknologjike.
Në vitin 2021 ai themeloi Rottera Software Development, kompani e specializuar në zhvillimin e aplikacioneve web dhe mobile, e cila bashkëpunon me sukses me partnerë dhe start-up-e ndërkombëtare. Më herët, Mela ka qenë pjesë e kompanisë amerikane Tarmac, ku ka punuar në projekte të mëdha për platforma të njohura në fusha si edukimi, fintech, logjistika dhe shërbimet digjitale.
Përvojën profesionale e ka zgjeruar edhe përmes punës në Slice (New York) – platformë udhëheqëse amerikane për tregti elektronike në industrinë e picave, si dhe në BettyBlocks (Holandë), një nga kompanitë më të njohura globale në fushën e teknologjive no-code.
Si qytetar me ndjenjë të lartë përgjegjësie shoqërore, Mela ushtron në mënyrë vullnetare detyrën e udhëheqësit të departamentit të IT-së në Institutin për Studime Politike dhe Ndërkombëtare (ISPN). Ai njihet për përkushtimin e tij ndaj interesit publik, inovacioneve digjitale dhe zhvillimit strategjik të komunitetit.
Nga shtatori 2024 deri me dhjetor 2024, u zgjodh ai u zgjodh Këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Maqedonisë së Veriut (part time).
Nga dhjetori 2024 deri në nëntor 2025, ai u zgjodh Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Zyrës së të Ardhurave Publike në Shkup.
Në zgjedhjet lokale të 19 tetorit 2025, ai kandidoi për Kryetar të Komunës së Dibrës nga radhët e Koalicionit Vlen, ku pas raundit të dytë të zgjedhjeve, të mbajtur më 2 nëntor 2025, ai u zgjodh nga qytetarët e Dibrës në pozicionin e Kryetarit të Kryetar së Dibrës.
Fisnik Mela është i martuar dhe është baba i dy fëmijëve.