KONKURS PËR ZGJIDHJE IDEORE PËR RREGULLIMIN TË QENDRËS TË QYTETIT ( ÇARSHIA )

KONKURS PËR ZGJIDHJE IDEORE PËR RREGULLIMIN    TË QENDRËS TË QYTETIT ( ÇARSHIA )

Shpall :          Komuna Dibër

Afati :           22.01.2021 deri në ora 12

Fondi i shpërblimeve :

– shpërblimi i parë……………     30.000,00 denar ;
– shpërblimi i dytë …………..     18.000,00 denar ;
– shpërblimi i tretë …………….  12.000,00 denar  .

Burimi :  https://dibra.gov.mk/

Arsyetim :  Komuna e Dibrës ka për qëllim që me shpalljen e konkursit për zgjedhje konceptuale – arkitektonike të bëjë rregullimin e hapësirës publike të qytetit – Qendra e qytetit ( Çarshia ).

Qëllimi i zgjidhjes ideore – arkitektonike është rikompozimi i shëtitores duke ruajtur karakterin e saj me funksion kryesor kalimin e këmbësorëve dhe atë dytësor kalimin e automjeteve me regjim të vecantë.- Duke pasur parasysh karakterin ekonomik të zonës, të arihet sigurimi i mundshëm i vendeve të parkimit,- Të përmirsohet ndriçimi publik i qendrës të qytetit-shëtitores,- E nevojshme është të definohet përpunimi i parterit me sipërfaqe gjelbërimi dhe atë me gjelbërim të lartë, të mesëm dhe të ulët,- Të ofrohet zgjidhje e qëndrueshme në mobilimin urban, materializimi të jetë i atillë që të përshtatet me kërkesat teknike të funksioneve që do kryhen në to, sipërfaqja e destinuar për kalimin e automjeteve të jetë material i përshtatshëm dhe i qëndrueshëm për atë funksion, e njejta vlen edhe për pjesën e këmbësorëve,- Të ofrohet zgjidhje e përgjithshme për sinjalistikën rrugore horizontale dhe vertikale, moblilimin urban si: stola, kosha mbeturinash, bariera etj.Pazari i Dibrës, përveç rolit të tij funksional, duhet të plotësojë cilësitë estetike të përshtatjes në mjedisin ekzistues si dhe të ketë elemente të trashigimisë arkitektonike kulturore.

UDHËZIME PËR TË BËRË ZGJIDHJE IDEORE:- Zona në studim te përfshijë një kontekst më të gjërë urban,- Zgjidhja Ideore duhet të përmbajë vizatimet teknike, përshkrim teknik dhe pamje tredimenzionale të vendndodhjes,- Zgjidhja ideore duhet të përmbush standardet e përdorimit të elementeve te gjelbërimit “eko” për të mbrojtur mjedisin jetësor,- Materialet e aplikuara duhet të jenë lehtësisht të evidentueshme për nga lloji i tyre dhe specifikimi në modelet tredimenzinale.

E DREJTA PËR PJESËMARRJENë konkursin e hapur kanë te drejte për pjesëmarrje:- Personat fizikë dhe juridikë në fushën e arkitekturës, inxhinierë dhe arkitektë të diplomuar, studentë të arkitekturës dhe persona të tjerë fizikë në fushat që lidhen me dizajnin, formësimin, estetikën e hapësirës, artit dhe më shumë,- Vërtetim për personat juridikë: Vërtetim për veprimtari të regjistruar – për të kryer veprime në lëndën e konkursit ose të përket në shoqëri të përshtatshme profesionale në përputhje me rregulloret e vendit ku është regjistruar,- Vërtetim për personat fizikë: Inxhinierë Arkitektë te diplomuar, diplomë për mbarimin e fakultetit të Arkitekturës,- Studentë të arkitekturës: vërtetim nga fakulteti i Arkitekturës ose nga institucionet per dizajn të hapësirës për studentë të rregullt/çregullt.Bazat gjeodezike të azhurnuara mund të shkarkohen nga faqja e internetit https://dibra.gov.mk/ të Komunës së Dibrës.Projektet të pakompletuara dhe projektet e dorëzuara pas afatit të përcaktuar për pranim nuk do të shqyrtohen.Përzgjedhja e projekteve ideore do të bëhet nga Komisioni për përzgjedhjen dhe vlerësimin e Konkursit për zgjidhje ideore për rregullimin e Qendrës të qytetit ( Çarshia ) të emëruar nga Kryetari i Komunës së Dibrës.Për më shumë informacione pjesëmarrësit e interesuar mund të paraqiten në ambientet e Komunës së Dibrës – Sektori për urbanizëm dhe veprime komunale çdo ditë pune nga ora 10:00 deri në 13:00 ose në adresën e emailit dibra@dibra.gov.mk.Zgjidhet Ideore do të vendosen zarf të mbyllur me tregues MOS E HAP.

SHKARKONI NE PDF

5. Baza e azhurnuar e kadastres BL 1_Diber :(DWG FIle)